E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerezimi, 70 mije vjet me pare rrezikoi ekzistencen

Njerezimi rrezikoi te shuhej para 70000 vjetesh, pasi ndodhen ndryshime te medha klimatike. Lajmi eshte rezultat i studimit te nje ekipi paleontologesh, qe u publikua dje. "E kush do ta mendonte se vetem para 70000 vjetesh, ndryshimet e medha klimatike do te sillnin reduktimin e numrit te popullsise deri ne kufijte e zhdukjes?'', shkruan Meave Leakey, profesor i paleontologjise ne universitetin Stone Brook (Nju-Jork), i cili mori pjese ne kete projekt. Studimet e meparshme treguan se popullsia ne bote qe arrin sot ne 6,6 miliarde vete, para 70000 vjetesh kufizohej vetem ne 2000 persona. "Thatesirat e medha qe ndodhen para 135000 dhe 90000 vjetesh sollen ndryshime te medha ne numrin e popullsise, qe u nda ne grupe te vogla te izoluara qe u zhvilluan ne menyre te pavarur'', shpjegojne Doron Behar dhe Saharaon Rosset, kerkues shkencore te grupit IMB ne ''Yorktom Heights'' (Nju Jork). Vetem para 40 000 vjetesh gjitha grupimet njerezore u bene pjese e nje popullsie te vetme panafrikane, qe u ribashkua pas ndarjes gjate 100000 vjeteve. ''Ky studim ve ne pah fuqine e jashtezakonshme te gjenetikes per te hedhur drite mbi ngjarje te rendesishme te historise dhe te zhvillimit te njerezimit'' nenvizon Spencer Uells, studiues i qendres ''Natonal Geographic Society''. ''Behet fjale me te vertete per zhvillimin e shoqerise njerezore, qe eshte shkruar ne ADN-ne tone dhe deshmon se ajo eshte formuar nga shoqeri te vogla njerezore, te cilat u ndane per shkak te zhvillimeve te medha klimatike, para se se te bashkoheshin pasi rrezikoi te zhdukej nga siperfaqja e globit'', vazhdoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›