E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, zgjerohet “lista e zezë” e terrorit

Lista e terroristëve potencialë, të cilëve u ndalohet të fluturojnë për në SHBA është dyfishuar, lajmëroi të enjten “Associated Press”. Numri i personave që përbëjnë një rrezik “evident” është rritur nga 10 mijë në 21 mijë, pasi Uashingtoni zgjeroi kriteret e përfshirjes, pas një militant arriti të hynte në një aeroplan dhe të shpërthente në një bombë në ajër në vitin 2009, ndonëse lënda shpërthyese ishte shumë e dobët dhe shkaktoi vetëm disa të plagosur.

Shumica e personave të përfshirë në “listën e zezë” janë me shtetësi të huaj, por 500 prej tyre kanë pasaportë amerikane. Një prej ndryshimeve më të mëdha të bëra në “listën e zezë” qëndron në faktin që për t’u përfshirë në të nuk është e domosdoshme që të konsiderohesh një kërcënim për aviacionin.

Njerëz që kanë marrë pjesë në stërvitje në kampe terrori apo që janë identifikuar si pjesëtarë të grupeve ekstreme, janë përfshirë në listë edhe pa pasjen e njohurive që do të kërcënonin sigurinë e avionëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›