E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ben Bernanke u thote ligjvenesve amerikane ta bejne perparesi borxhin

Shefi i Bankes Qendrore amerikane Ben Bernanke thote se deficitet e medha te buxhetit vjetor jane te paperballueshme dhe paraqesin pasoja te renda ekonomike per vendin.

Zoti Bernanke tha para nje komisioni te Kongresot sot se ligjvenesit duhet ta bejne nje perparesi kryesore qe te sigurohet qe borxhi amerikan i cili ka arritur shifren prej 15 trilione dollaresh dhe po rritet gjithnje e me shume te mbahet te pakten i qendrueshem krahasuar me te ardhurat kombetare dhe ne se eshte e mundur te ulet. Prodhimi vjetor ekonomik i vendit eshte tani pothuajse ne nje nivel me borxhin.

Shtetet e Bashkuara aktualisht paguajne perqindje shume te uleta interesi per shumat qe marrin hua edhe pasi firma e vleresimit te kredive StandardampPoor e uli nivelin e kredimarrjes per Ameriken vitin e kaluar. Por zoti Bernanke paralajmeroi se perqindjet e interesit mund te keqesohen me shpejtesi nese investitoret humbin besimin ne aftesine e qeverise per te menaxhuar politikat e saj financiare.

                 

        

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›