Ekspertet e FMN-se Greqise mund ti nevojiten 20 miliarde dollare me teper

Eksperte financiare kane arritur ne perfundimin se Greqise mund ti nevojitet nje shtim likuiditeti prej 20 miliarde dollaresh edhe nese negociatat me huadhenesit e saj private per te pergjysmuar shumen e parave qe ajo u detyrohet atyre do te perfundonin me nje marreveshje.
Prej disa javesh qeveria e Athines po perpiqet te mbylle negociatat me 32 institute financiare te medha per te shkurtuar 130 miliarde dollare te borxhit te saj. Objektivi qe kerkohet te arrihet eshte shkurtimi i borxhit te Greqise ne menyre qe ne vitet e ardhshme te perbente jo me shume se 120 per qind te prodhimit vjetor te vendit.
Por zyrtare evropiane te FMN-se arriten kete jave ne perfundimin se edhe nese huadhenesit private pranojne humbje qe do te ishin edhe me teper se dy te tretat e shumes qe i kane dhene Greqise kjo nuk do te mjaftonte per te rikthyer vendin ne nje rruge te qendrueshme ekonomike. Agjenci lajmesh cituan zyrtaret te kene thene se behet fjale per nje mangesi te parashikuar prej 20 miliarde dollaresh.