Nis betejën kundër ekstradimit

Seanca në Gjykatën Supreme do të duhej të zgjaste të paktën një ditë, e pastaj këshilli gjyqësor do të sillte vendimin për çështjen. Aktvendimi ndërkaq do të mund të publikohej brenda dy deri dhjetë javëve të ardhshme. Po qe se Gjykata Supreme e hedhë poshtë ankesën, Assange mund t’i drejtohet edhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, edhe pse ende nuk është e qartë nëse ne këtë gjë do të mund të pezullohej procesi i ekstradimit të tij në Suedi.
Çështja kryesore juridike për shtatë gjykatësit që po udhëheqin me procesin është nëse prokurorët që urdhëruan arrestimin e Assange kishin kompetenca për këtë gjë, duke u bazuar në rregulloret e Ligjit Britanik për Ekstradim 2003.
Avokatja e Assange, Dina Ross, deklaroi se “është çështje e parimeve themelore ligjore se personi që lëshon një urdhëresë të tillë duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm”. Mirëpo, meqë prokurori suedez është njëra prej palëve në rastin e Assange, ai nuk i përmbushë këto kushte, sqaroi tutje ajo.
“Meqenëse prokuroria suedeze nuk i përmbushë këto kushte, ajo nuk është një organ gjyqësor dhe as nuk ka mundësi që të lëshojë urdhëresë në përputhje me Ligjin për Ekstradim 2003”, theksoi Ross, duke sqaruar se edhe vetë urdhëresa për arrestim është po ashtu e pavlefshme.
Urdhëresa evropiane për arrestim (EAW) lëshohet ekskluzivisht nga ana e gjykatësit, siç edhe nënvizohet në Ligjin për Ekstradim 2003, edhe pse Britania e Madhe ka pranuar një urdhëresë për arrestimin e Assange nga ana e një organi që qartazi nuk është “gjyqësor”, shtoi Ross.
Gjykata Supreme, e cila më parë kishte lejuar ekstradimin e australianit 40-vjeçar, ka pranuar se ndërkohë është debatuar lidhur me statusin e prokurorit publik. Megjithatë, avokatja Ross pohon se, përkundër kësaj, është konkluduar se prokurori suedez ishte “një organ gjyqësor”, gjë që është një përfundim i gabuar. Ajo madje pohon se prokuroria suedeze mund ta marrë në pyetje Assange edhe pa ekstradimin e tij – nëpërmjet telefonit ose video-lidhjes, apo edhe drejtpërsëdrejti në Ambasadë.
“Urdhëresa evropiane për arrestim është një masë drakoniane, e cila cenon liritë personale, lirinë e lëvizjes dhe jetën private, andaj ajo mund të e tjera më pak invazive për arritjen e një interesi të përgjithshëm publik nuk dolën të suksesshme ose nuk janë të qasshme”.
Assange, që mban nënshtetësi australiane, është ankuar ndaj vendimit të gjykatës britanike të shkallës së parë që të ekstradohet në Suedi, ku duhet të përgjigjet për rastin e një dhunimi të pretenduar seksual, të kryer në gusht të vitit 2010. Assange pohon se akuzat janë të motivuara dhe të konceptuara politikisht, me qëllim të diskreditimit të tij.
Përkundër motit të ftohtë, një grup i vogël demonstruesish u shfaq të mërkurën para ndërtesës së gjykatës, për të ofruar mbështetje për Assange, beteja gjyqësore e të cilit kundër autoritete suedeze tashmë ka hyrë në muajin e 14’të. Demonstruesit bartnin pankarte me slogane si “Lirojeni Assange” dhe “Me qëllim që të mbrohet, sistemi po i dënon ata që nuk frikësohen ta thonë të vërtetën”.
Përkrahësit e Assange pohojnë se, prokuroria suedeze e ka iniciuar këtë rast nën ndikim e SHBA’ve dhe për shkaqe politike, sepse web-faqja e tij WikiLeaks publikon materiale konfidenciale të ushtrisë amerikane për luftërat në Irak dhe Afganistan, si dhe me mijëra depesha diplomatike amerikane, duke i sjellë kështu telashe Washingtonit.
Në muajin shkurt të vitit të kaluar Gjykata e Qarkut në Londër urdhëroi ekstradimin e Assange në Suedi, pas së cilës gjë ky i fundit iu drejtua me ankesë Gjykatës Supreme. Sipas kësaj ankese, dy gjykatës britanikë sollën vendimin për ekstradimin e Assange në Stockholm, por ia mohuan atij mundësinë që rastin ta parashtrojë në Gjykatën Supreme.
Ndryshe, Assange është arrestuar më 7 dhjetor 2010, dhe ai për gati 12 muaj jetoi në arrest shtëpiak. Në gjysmë të muajit dhjetor ai u shpërngul në një pronë tjetër në Angli, ku, sipas kushteve të papara për kaucion, i duhet të bartë me vete pajisjen elektronike të mbikëqyrjes, dhe që për çdo ditë të lajmërohet në polici.