Biznesi i shqetësuar nga rënie e kreditimit

Konfindustria vlerëson, se është krejtësisht e papranueshme dukuria e mësipërme ne ekonominë reale ndërkohë, që sistemi bankar shqiptar zotëron sasitë më të mëdha likuiditetit në krahasim relativ me te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Konfindustria kërkon nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë, që në një kohë sa më të shpejtë të ndërmarrin masat e duhura për të shmangur kontradiktën e mësipërme ndërmjet një sistemi bankar në zotërim të sasive te mëdha likuiditeti dhe një ekonomi reale me mungesa të skajshme të likuiditetit. “Ndërkohë kur vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2012 në sistemin bankar shqiptar kanë hyrë mbi 700 milion euro kryesisht nga Greqia, masa e kreditimit të ekonomisë shqiptare për të njëjtën periudhë paraqitet në rënie”, thekson reagimi.
Pasoja të drejtpërdrejta të mungesës së likuiditetit për biznesin në treg, është rënia e treguesit të shitjeve për grupet kryesore të industrive që prodhojnë për tregun e brendshëm, rënia e treguesit operativ të fitimit për të njëjtën periudhe dhe për të njëjtin grup industrish, duke arritur ne shifër absolute në kufijtë afër zeros për një pjesë të madhe të industrive vendore. Konfindustria vlerëson, se niveli relativisht i ulet i jetes se qytetareve shqiptare përcakton nivelin e konsumit te mallrave dhe shërbimeve bazike më të domosdoshme të jetesës dhe çdo rënie e mëtejshme e treguesit të shitjeve dhe treguesit te fitimit do te prekte ndjeshëm deri në falimentim para se gjithash industritë prodhuese vendore./ Start/
2012-06-03 11:16