SHBA,Meta:Të angazhuar për reformat integruese
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar me senatoren Jeanne Shaheen njëkohësisht kryetare e Nënkomisionit për Çështjet Evropiane, gjatë vizitës së tij në Uashington.
Rëndësia e përparimit të reformave që e afrojnë vendin tonë me BE, integrimi në të cilin është objektiv madhor ka qenë në qendër të takimit mes tyre.
Sipas Metës, SHBA janë fuqimisht të angazhuara dhe në koordinim të ngushtë me BE. Meta ka ritheksuar angazhimin e forcës politike që drejton në përmbushjen e reformave në mënyrë që Shqipëria të bashkohet sa më shpejt me familjen evropiane, pjesë e të cilës synon të jetë prej kohësh.
Nga ana e saj senatorja Shaheen ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon dhe ka inkurajuar në plotësimin e gjithë reformave të nevojshme në kuadër të integrimit.