Vrau ish gruan, arrestohet shqiptari në Itali
VENEZIA- Nje shqiptare, 47 vjecare eshte gjetur pa jete ne mes te rruges ne Venezia. Ngjarja raportohet nga mediat italiane, qe duke iu referuar policise bejne me dije se viktima eshte identifikuar si shtetasja shqiptare Hane Gjelaj.
Policia ka shoqeruar ish bashkeshortin e saj, Pashko Gjelaj, 54 vjec, me te cilin viktima ishte divorcuar tre vite me pare.
Dyshimet e para rendojne mbi ish bashkeshortin, si autor te vrasjes. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës se te martes, në rrugën Moniego, vetëm 200 metra larg kishës së Noale, në rajonin e Venecias.
Mesohet se viktima u gjet e pajete e mbuluar nga gjaku ne mes te asfaltit. Pranë saj gjendej thika me të cilën u krye vrasja. Autori i krimit e ka vrarë gruan dhe më pas kufomën e ka lënë në cep të rrugës dhe është larguar.