E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA:Miratohet plani ekonimik

Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë miratoi sot dokumentin përfundimtar të planit për nxitjen e ekonomisë prej rreth 790 miliardë dollarësh, i mbështetur nga presidenti Barak Obama, për të cilin ky është vetëm "fillimi" në rimëkëmbjen e ekonomisë. Dokumenti, i dalë nga kompromisi mes dy Dhomave të parlamentit amerikan, u miratua me 246 vota pro dhe 183 kundër, pa votat e parlamentarëve republikanë. Përveç këtyre, shtatë demokratë votuan kundër.Shuma e përgjithshme e planit arrin në 787 miliardë dollarë, mësohet nga vlerësimet e para të zyrës së buxhetit të Kongresit.Ai përbëhet, në më tepër se një të tretën, nga lehtësime fiskale, ose rreth 286 miliardë dollarë. Pjesa tjetër përbëhet nga shpenzime për infrastrukturat, shëndetësinë, shkencat dhe teknologjinë, arsimin dhe energjinë.Pas disa ditë përpjekjesh, Senati dhe Dhoma e përfaqësuesve, të dominuara nga demokratët, njoftuan të mërkurën se kishin rënë dakord lidhur me një dokument sintezë mes dy versioneve të miratuara më parë nga secila prej dy dhomave.Në këtë mënyrë, objektivi i demokratëve për ta dërguar projektligjin në zyrën e Obamës përapra pushimeve parlamentare të shkurtit pritet të arrihet.Por, republikanët vazhdojnë të jenë kundër planit të nxitjes së ekonomisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›