Karta e Adriatikut, firmosen deklaratat e përbashkëta
Karta e Adriatikut mbyll punimet e saj dy ditore me një dekleratë të përbashkët për konsolidimin e vlerave të mëtejshme të kësaj karte dhe bashkëpunimin me qëllim intergimin e vendit. Kryetari i komisionit të sigurisë në parlament Leonard Demit tha se parlamentarë nga të gjithë vendet kanë nënshkruar dekleratën e përbashkët dhe janë gati për të kontribuar në zhvillimin e aleancës së atlantikut verior. Konferenca e Kartës së Adriatikut i zhvilloi në Tiranë. Në të morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, si kryeministrit Sali Berisha, kryeparlmentaria Jozefina Topalli si dhe ambasadori amerikan në Tiranë John Uithers. Gjatë diskutimeve theksi u vu tek vlerat dhe detyrimet që rrjedhin si rezultat i anëtarësimit në aleancën e sigurisë.