E Shtunë, 31 Tetor 2026

Esat Ademi, kreu i ri i KOKSH

Esat Ademi është kreu u ri i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ademi u zgjodh me 47 vota ndërsa kandidati tjetër Rezart Taçi mori vetëm 6 vota. Pikëpyetja më e madhe e këtyre zgjedhjeve është fakti nëse CIO,pra Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, do t'i njohë zgjedhjet si të ligjshme ose jo. Në Asmamble ishin pjesëmarrëse të gjitha federatat, përveç asaj të çiklizmit dhe të futbollit.Asambleja e jashtëzakonshme miratoi statusin e KOKSH.Statusi do t'i dërgohet për firmosje Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe më pas do t'i dërgohet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për njohje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›