SHBA,festohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara organizoi mbrëmë një pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë dhe vizitës së udhëheqësve më të lartë të Kosovës në Uashington. Në ceremoni morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Presidenti Fatmir Sjediu, kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni ndodhen prej disa ditësh në SHBA dhe janë takuar me ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Uashington, që e kanë njohur, ose pritet ta njohin së shpejti Kosovën Ky besim është i përbashkët, u shpreh presdienti Fatmir Sejdiu, i cili falenderoi shqiptarët e diasporës për ndihmën e dhënë për arritjen e kësaj dite, pavarësinë e Kosovës. Ndërsa kryeministri Thaçi tha se kjo pjesmarrja kaq e gjërë dhe larmishme tregon besimin që shqiptarët kanë në institucionet e Kosovës.