E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga sot vendos për Millutinoviçin

Tribunali i Hagës do ta shpallë sot vendimin për ish presidentin e Serbisë, Millan Millutinoviç dhe pesë zyrtarëve tjerë politikë, ushtarakë dhe policorë serbë të akuzuar për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Millan Millutinoviç, Nikolla Shainoviç, Dragolub Ojdaniç, Vlladimir Llazareviç, Nebojsha Pavkoviç dhe Sreten Llukiç akuzohen për përndjekje të shqiptarëve në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 1999. Në fjalën e tyre përfundimtare prokurorët e Tribunalit të Hagës kanë deklaruar se të akuzuarit janë fajtorë për veprat e theksuara në aktakuzë, dhe kanë kërkuar që ata të dënohen me dënime prej 20 vjet burgim dhe me burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›