Gay: Mirëkuptim nga ish-pjesëtarët e TMK-së
Prishtinë -Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Guiseppe Emilio Gay, ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve, sepse procesi i deritashëm i formimit të FSK-së ka qenë transparent dhe shumë i suksesshëm. Deklaratat e tij erdhën pas protestave të djeshme të shoqëruara me dhunë të ish-pjesëtarëve të TMK-së. Në një intervistë për KTV-në, ai ka potencuar se mundësia e gabimeve administrative ka qenë shumë e vogël, të cilat janë përmirësuar menjëherë.
Duke potencuar se nuk kanë ndryshuar kriteret e rekrutimit në FSK, gjenerali italian, Gay, ka thënë se ekziston mundësia që vetëm 100-200 ish-pjesëtarë të TMK-së t’i bashkohen procesit. Mirëpo ka paralajmëruar se nuk mund të japë garanci se do të mbesin në FSK, sepse duhet kaluar nëpër disa faza seleksionimi.