SHBA, sot projektbuxheti i ri në Kongres

Presidenti Barak Obama paraqet sot në Kongres propozimin e tij të parë për projektbuxhetin e ri dhe zyrtarë të administratës thonë se ai përfshin një fond prej 634 miliardë dollarësh për reformën shëndetësore, si dhe shkurtime në disa programe. Presidenti është shprehur se ai synon ta shkurtojë deficitin buxhetor të qeverisë amerikane përgjysëm në 4 vjet, megjithë nevojën për shpenzime të të reja të shumta, në përpjekje për të ndryshuar kahjen e rënies ekonomike të vendit. Dje Presidenti Obama bëri thirrje për rregulla të reja, më të forta për industrinë e financave pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Thesarit Timothy Geithner dhe anëtarë të lartë të dy komisioneve financiare të Kongresit. Zoti Obama tha se pjesë e shkakut të krizës aktuale financiare është se rregullat federale nuk kishin ecur krahas me ndryshimet që ka pësuar tregu.