Marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Japoni?
Prishtinë -Zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka pritur sot në takim ministrin e Ambasadës së Japonisë në Vjenë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Japonisë si dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në të ardhmen. Gjatë takimit Manaj dhe Mizuuchi kanë këmbyer aktet e ngritjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, Kosovës dhe Japonisë. Me këtë rast ministri Mizuuchi ka njoftuar se Kosova do të mbulohet nga ambasada e Japonisë në Vjenë.
"Jemi të gatshëm për ngritjen e marrëdhënieve në nivelin më të lartë midis dy vendeve tona dhe për këtë kemi edhe gatishmërinë e qeverisë dhe shteti japonez", ka thënë mes tjerash Zëvendëskryeministri Ramë Manaj.
Zëvendëskryeministri Manaj ka falënderuar popullin dhe qeverinë japoneze për përkrahjen dhe mbështetjen e Kosovës dhe veçanërisht për njohjen e Kosovës nga Japonia e cila njohje ka ardhur shumë shpejt pas shpalljes së pavarësisë. Diplomati japonez Ryuta Mizuuchi ka përcjellë urimet e popullit dhe qeverisë së tij për njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. qik