E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben kërkon hakmarrje ndaj Liverpoolit

Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, është i etur të hakmerret ndaj Liverpoolit në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve. Holandezi ishte pjesë e ekipit të Chelseat që u eliminua nga të kuqtë në të dy sezonet, 2005 dhe 2007, në gjymëfinale të Ligës së Kampionëve dhe tani dëshiron një rezultat më pozitiv me Real Madridin. Dua ta mposhti Liverpoolin pasi kam humbur dy herë në gjysmëfinale. Po ashtu Reina mbrojti një penalti timen dhe do të doja të kem një rast tjetër këtë herë", ka thënë Robben. Liverpool është një ekip shumë i fuqishëm, ata kanë një trajner i cili është shumë i mirë taktikisht dhe e dinë se si të luajnë ndeshje të pjesshme". Gjëja më e rëndësishme do të jetë të shënojmë gola në Bernabeu. Duhet të fitojmë me diferencë prej më shumë se dy gola, pasi rikthimi në Anfield do të jetë i vështirë", ka shtuar Robben.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›