E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,pritet vendimi mbi politikat tregëtare

Presidenti Obama po ballafaqohet së shpejti me një vendim për politikat e tregëtisë, me të cilin ai mundet t'i zemërojë anëtarët kryesorë nga partia e tij demokratike, ose mund të nxisë tensione tregtare me disa nga aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara. Obama do të shkojë pas pak javësh në Kanada, ku zyrtarët po paralajmërojnë për pasoja katastrofike, në se Amerika fillon të zbatojë politika proteksioniste. Organizata amerikane të biznesit pajtohen me këtë pohim. Ndërsa disa sindikata të punëtorëve e kanë quajtur kundërshtimin ndaj masës "të blesh vetëm nga Amerika", një "tradhëti ekonomike," Dhoma amerikane e Tregëtisë thotë se ruajtja e tregëtisë së lirë është "patriotizëm ekonomik". Dhoma madje, paralajmëron për atë që e sheh si ndjenjë në rritje e protekstionizmit në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, duke theksuar se pengesat ndaj tregëtisë së lirë ndihmuan Depresionin e Madh të viteve të 1930.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›