E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Rama në Lezhë premton Agjencinë e Bregdetit dhe u kërkon banorëve: Mos votoni si ushtarë të Berishës (VIDEO)

rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nis një tur në veriun e vendit duke u ndalur fillimisht në Lezhë dhe më pas në Mirditë dhe Kukës.

Duke folur në zonën e Tales në Lezhë, Rama premtoi ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Bregdetin. Sipas Ramës kjo agjenci do të zgjidhë problemet e banorëve, të cilët u ankuan sidomos nga përmbytjet.

Në fakt e vërteta është që vija jonë bregdetare, që Zoti apo Natyra, i ka falur këtij vendi, sot është në gjendjen më të keqe që ka pasur ndonjëherë. Nuk është e përfshirë në jetën e Mesdheut. Eshtë e vetmja vijë bregdetare e vendeve të Mesdheut që ska lidhje me vijën bregdetare të vendeve të tjera. Shikoni detin nuk sheh asnjë lloj anije, asnjë lloj jete mbi det, ndërkohë që mjafton të kalosh kufirin në veri apo në jug për të parë që deti shfrytëzohet maksimalisht si pjesë e ekonomisë. Nga ana tjetër vija bregdetare në Shqipëri është shumë e dëmtuar për shkak të ndërhyrjeve brutale pa asnjë lloj plani dhe lejeje, edhe për shkak të një copëtimi që ka ardhur si rezultat i abuzimeve skandaloze, që janë bërë me pronat, pa hyrë më tutje në fenomenet që thatë ju të një rrënimi ekologjik, që vjen si pasojë e mungesës së plotë të shtetit dhe të kujdesit të shtetit në këtë aspekt.

Ne kemi në program ngritjen e një agjencie që do quhet Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e cila do të ketë gjithë fuqinë ligjore dhe institucionale për të trajtuar gjithë problematikën e vijës bregdetare, që nga aspektet e pronësisë tek aspektet e planifikimit, tek aspektet e mbrojtjes dhe zhvillimit të kësaj vije bregdetare.

Ne kemi te kjo vijë bregdetare një potencial shumë të madh zhvillimi, por fatkeqësisht ky potencial po rrënohet siç po rrënohen nga të katër anët burimet e pasurisë së vendit. Jam i bindur që me ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, me një proces transparent dhe të drejtë të verifikimit të pronave në vijën bregdetare të vendit tonë në raport me jo vetëm proceset e kthimeve dhe kompensimeve, por edhe me të vërtetën e arkivave origjinale mbi të cilat është bërë një batërdi e madhe në këto vite, por ne do të disponojmë kopjen e paprekur të tyre, ne do tia dalim që të vendosim rend, ligj dhe qetësi mbi gjithë këtë territor dhe për të gjithë njerëzit që kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose indirekt mbi këtë territor, tha Rama.

Banorët i janë ankuar Ramës për hallet e përditshme që nga papunësia e deri tek shërbimi shëndetësor.

Unë zotohem burrërisht për një gjë: Nëse unë do bëhem kryeministër, hallet tuaja do jenë hallet e mia, tha Rama.

Meqë në takimet që po bën Rama po dalin gjithmonë e më shumë demokratë, nga ata që thonë se janë themelues të kësaj forcë, të cilët shprehin zhgënjim me këtë parti, Rama u kërkoi banorëve të Tales që të mos votojnë si ushtarë të Berishës.

Sërish Rama bëri thirrje që të mos ketë ndarje dhe u kërkoi banorëve që kur të shkojnë tek kutia e votimit të marrin edhe një tjetër për të votuar për Rilindjen.

Çfarë do me thënë kjo jam i djathtë, jam me PD-në. Për çfarë je me PD. Me PD-në mund të jesh për idealet e tua, për idetë e tua, por vota nuk ka lidhje fare me çfarë je. Vota ka lidhje me çfarë do ti të fitosh nga vota jote. Si mundet të shkosh mbas berihait. Përmbytu dhe shko voto për të?! Prandaj, njerëzit duhet të votojnë këtë herë me mend në kokë dhe me sy hapur. Kush do punë dhe është pa punë prej vitesh duhet të pushojë nga puna kryeministrin. Kush do ujin në parcelë, apo do të shpëtojë nga përmbytja duhet të pushojë nga puna ata që duhet ta mbronin nga përmbytja gjithë këto vite, dhe e lanë të mbytej dhe që nuk e kanë sjellin ujin që të punojë tokën. Kush do drejtësi sigurisht që nuk mund ta gjejë drejtësinë me këta. Nuk mund ti votojë më. Kjo nuk ka lidhje me të bërit socialistë. Nuk është i detyruar një demokrat të bëhet socialist dhe vota për një program, vota për një skuadër, vota për një rrugë të re nuk të bën anëtar të partisë tjetër, por ama të jep mundësi që të fitosh si qytetar i këtij vendi. Për këtë arsye duhet votuar Partia Socialiste, duhet votuar numri 29. Se i ka rënë edhe numri tamam atyre, katër mandatin e parë, katër mandatin e dytë. Katranjosët do të votoni ju, ngelësit do të votoni ju./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›