SHISH dhe prokuroria: Pse na duhen më shumë fonde
Ministria e Financave ka shqyrtuar kërkesat për fonde shtesë nga institucionet kryesore në vend. Bëhet fjalë për projektbuxhetin e vitit 2010, i cili po hartohet në bazë të Programit Buxhetor Afatmesëm për vitet 2010-2012. Mes disa kërkesave, të cilat janë për paga dhe investime, ministria ka trajtuar nevojat për fonde shtesë të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Burime nga Financat qartësojnë se kërkesat e këtyre institucioneve janë marrë në konsideratë nisur nga fakti se është shoqëruar me motive konkrete, por edhe ndaj synimit të qeverisë për të forcuar luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe terrorizmit. Konkretisht, SHISH kërkon që në buxhetin për vitin 2010 të ketë shtesë, përveç programit të miratuar dy muaj më parë, 220 mijë dollarë, të nevojshme për kryerje investimesh, kurse Prokurorisë së Përgjithshme i duhen plus dhe 1.2 milionë dollarë. Bashkë me to kanë kërkuar fonde shtesë edhe institucione të tjera. Vlera në total e tyre është rreth 100 milionë dollarë.
Shërbimi Sekret
Nisur nga nevoja për të rritur kapacitet në punë, Shërbimi Informativ Shtetëror ka paraqitur pranë Ministrisë së Financave kërkesën për financimin e një projekti me vlerë rreth 220 mijë dollarë. Gazeta mëson së bëhet fjalë për rinovimin e sistemit të interceptimit (veprimi i kapjes/identifikimi). Në këtë pikë, Ministria e Financave e ka pranuar kërkesën, ndërsa së shpejti do të miratojë të gjithë buxhetin për institucionin më të rëndësishëm në vend. "Shqip" zbulon se buxheti për SHISH, referuar synimeve për vitin 2010, parashikohet të jetë të paktën 13 milionë dollarë. Në këtë buxhet, prioritet mbeten pagat dhe shpërblimet, kurse investimet janë shumë modeste, rreth 500 mijë dollarë.
Organi i akuzës
Bëhet fjalë për rreth 1.2 milionë dollarë të kërkuara si fonde shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme. Motivi lidhet me nevojën që ka Prokuroria për të ndërtuar dhe kryer rikonstruksione për të paktën 6 godina, me vlerë totale investimi rreth 1.6 milionë dollarë. Një tjetër motiv që e shtyn organin e akuzës të kërkojë para shtesë lidhet me faktin e strehimit të 25 prokurorëve, të cilët e ushtrojnë profesionin larg vendbanimit të tyre. Ky numër është më i lartë nga sa e kishte paraqitur një vit më parë prokuroria. Buxheti për këtë institucion në vitin 2010 parashikohet të jetë rreth 15 milionë dollarë, ku 1.8 milionë do të shkojnë për investime dhe 150 mijë dollarë për blerje autoveturash të reja.
Shtesat e miratuara
Ministria e Transporteve - 1.18 miliardë lekë
Ministria e Punëve Sociale - 6.2 miliardë lekë
Ministria e Ekonomisë - 210.8 milionë lekë
Ministria e Financave - 62.3 milionë lekë
Ministria e Turizmit - 10 milionë lekë
Ministria e Shëndetësisë - 270 milionë lekë
Ministria e Drejtësisë - 256 milionë lekë
Ministria e Jashtme - 30 milionë lekë
Ministria e Brendshme - 22 milionë lekë
SHISH - 20 milionë lekë
Prokuroria e Përgjithshme - 110 milionë lekë
Akademia e Shkencave - 10 milionë lekë
RTSH - 2 milionë lekë