E Diel, 1 Nëntor 2026

SHISH dhe prokuroria zbuluan grupin ne Panama

Kokaina Krimet e Renda moren informacione nepermjet pergjimeve per grupin ne Ameriken Latine

Tre te arrestuarit gjate operacionit Motorino jane tradhtuar nga telefonatat e kryera me njeri-tjetrin. Per here te pare Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Sherbimi Inteligjent Shqiptar kane pikasur te parin grupin qe vepronte ne Ameriken Latine dhe kane lajmeruar homologet e tyre amerikane dhe italiane qe te lejonin lenden narkotike te importohej ne Shqiperi per te zbuluar personat qe do ta terhiqnin. Gjate zhvillimit te operacionit per arrestimin e Ilia Xoxes Arben Ukut dhe Ervin Tushes drejtesia shqiptare ka funksionuar me se miri ndersa eshte evituar rrjedhja e informacionit. Ky grup eshte evidentuar nga SHISH-i i cili ka pasur informacione se nje grup shqiptaresh kryejne trafik heroine nga Amerika Latine ne Shqiperi. Informacionet jane servirur ne Prokurorine e Krimeve te Renda e cila ka kryer te gjitha hetimet e nevojshme per zbulimin e autoreve madje kane kapur disa telefonata nga derguesit e lendes narkotike. Ne Shqiperi tre personat e arrestuar jane pritesit thane burimet nga akuza e Krimeve te Renda e cila sakteson se kjo eshte hera e pare qe drejtesia shqiptare ka lajmeruar homologet e saj te vendeve perendimore per nje sasi kokaine qe po trafikohej. Kokaina thane burimet e prokurorise do te perpunohej dhe do te shtohej sasia. Lenda narkotike e llojit kokaine e sekuestruar gjate operacionit lsquoMotorino eshte rreth 70 per qind e paster. Kjo sasi mund te dyfishohej nga tregtaret e vegjel duke e perzier me paracetamol ose me lende te tjera. Pasi te shtohej ajo do te trafikohej ne nje nga vendet perendimore ndersa nje pjese do te shitej ne tregun e brendshem thane burimet nga Prokuroria e Krimeve te Renda.

Nderkohe dje eshte zhvilluar vleresimi i mases se sigurise ndaj tre te arrestuarve. Gjyqtari Gurali Brahimllari ka degjuar fillimisht pretendimet e prokurorit Edvin Kondili i cili kerkoi qe gjykata te lere ne burg Ilia Xoxen Arben Ukun dhe Ervin Tushen pasi ka prova se ata jane te implikuar ne nje trafik narkotikesh. Avokatet dhe vete te pandehurit kerkuan nje mase me te bute. Kerkesat e paleve jane shqyrtuar nga gjyqtari Brahimllari i cili pranoi kerkesen e prokurorise. Te arrestuarit do te hetohen me masen e sigurise burg pa afat ndersa ne seance ata nuk preferuan te flasin. Kater dite me pare policia dhe prokuroria ndermoren operacionin Motorino duke sekuestruar nje kilogram kokaine. Lenda narkotike eshte blere ne Panama ka shkuar ne SHBA ne Majami dhe me pas eshte nisur ne Rome Itali. Destinacioni ishte Tirana ne nje adrese te rreme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›