fare parashikon buxheti i shtetit per vitin 2010
Deputetet e forcave te ndryshme politike diskutuan dje per me shume se 12 ore per buxhetin e shtetit por shume pak u permenden parametrat reale te tij pra cfare parashikon sa do te jene shpenzimet te ardhurat deficiti etj. I konceptuar sipas parashikimit se per vitin 2011 do te kemi nje rritje ekonomike 5.5 per qind nga 4.1 per qind qe pritet te jete per 2010-n buxheti do te kete ne total rreth 409 miliarde leke shpenzime dhe rreth 361 miliarde leke te ardhura. Deficiti buxhetor parashikohet te jete ne rreth 46 miliarde e 812 milione leke ose sa 3.5 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto. Pikerisht ketu nis edhe pika e debatit te rritja e deficitit qe sot eshte ne parametrat e rreth 2.8 per qind i ulet edhe per shkak te reduktimit te buxhetit me 40 miliarde leke ne korrik te ketij viti. Investimet do te rikthehen ne shifrat e larta te nje viti me pare ne rreth 80 miliarde leke ose 20 miliarde leke me shume ku gati gjysma do te shkoje per financimin e rrugeve.