E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH do të ristrukturohet, Berisha: Për të luftuar mafien

Sherbimi Informativ Shteteror do ti nënshtrohet seshpejti nje ristrukturimi me nje ligj te ri, i cili vjen si nevoje e luftes se re te qeverise kunder mafias. Keshtu deklaroi kryeministri Berisha ne mbledhjen e fundit te Komitetit Këshillimor për masat kundër krimit të organizuar, pasi ky organizem do te shkrihet me hyrjen ne fuqi te ligjit antimafia. Sipas ligjit te miratuar ne Kuvend, ligji antimafia parashikon krijimin e nje strukture te re prane kryeministrit me eksperte te fushes.

"Sherbimi Informativ Shteteror, ligji do te amendohet, ne menyre qe te pershtatet plotesisht me kushtet e reja te luftes kunder mafies", tha kryeministri Sali Berisha. Kryeministri theksoi se është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e këtij ligji, të rishqyrtojnë tërësinë e udhëzimeve të tyre, në mënyrë që ato të përshtaten me ligjin e ri antimafia.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›