E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ndryshimet në ligjin e SHISH, antikushtetuese

Partia Socialiste shpreh edhe një herë qëndrimin kundër ndryshimeve të propozuara nga qeveria ne ligjin aktual të Shërbimit Informativ Shtetëror. Deputeti Ilir Gjoni thotë se amendamentet e këtij pr/ligji janë përpjekja e radhës e kryeministrit Berisha për të uzurpuar këtë shërbim, ndërsa shton se tentativa për të ndryshuar ligjin është një përpjekje antikushtetuese e antidemokratike.

• SHISH do të ristrukturohet
• Pr/ligji për SHISH, PS kërkon dorëheqjen e Topallit

“Ndryshimet e propozuara bien ndesh me ligje të tjera dhe sidomos me Kushtetutën. Amendamenti i nenit tre, ku SHISH, ngarkohet me detyrë të mbrojë sigurisë kombëtare, është i gabuar dhe antikushtetues, pasi këtij shërbimi nuk i jepen mjete ligjore, për një funksion të tillë. Amendamenti tjetër i këtij neni, ku SHISH mbledh informacion për njohjen, zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike, është i panevojshëm, pasi ligji ekzistues nuk e pengon këtë shërbim të mbledhë informacion dhe të informojë për këtë lloj të veprimtarisë kriminale. Përveç kësaj ai e vendos SHISH-it, në pozita agresive me administratën publike. Propozimi që SHISH ngarkohet me detyrë të mbështesë veprimtarinë e forcave policore dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, për parandalimin e krimeve të rënda është me pasoja negative. Ai synon ta vendos SHISH-in nën vartësinë e Policisë. Këto dy shërbime, kanë objekt pune të ndryshme dhe të pa varura nge njëri tjetri”tha Gjoni.

Deputeti socialist argumentoi gjithashtu se propozimet për certifikim të personave sipas përcaktimeve ligjore dhe kufizimi të mandatit të kreut të SHISH janë te paargumentuara.

“ Sipas ligjit, SHISH certifikon vetëm punonjësit e vet. Ndërsa sipas ligjit “Për informacionin e klasifikuar” edhe me ndryshimet që ka pësuar, është përcaktuar qartë rrethi i personave që janë objekt i certifikimit, ata të cilët njihen me informacionin e klasifikuar, si dhe shërbejnë në pozicione të caktuara që lidhen me Sigurinë Kombëtare, si dhe institucioni që ka kompetencën e certifikimit dhe konkretisht Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Ky ligj është i standardeve të NATOS dhe nuk mund të ndryshohet sipas dëshirave personale të Kryeministrit. I pa argumentuar dhe i pavend është edhe amendamenti i bërë në nenin pesë, paragrafi a, ku Drejtori i SHISH është përgjegjës për operacionet e Shërbimit Informativ të Shtetit. Formulime të tilla, përveç të tjerash, tregojnë edhe inkompetencë të theksuar profesionale të hartuesve të këtij projekt ligji” tha Gjoni.

Projektligji per Sherbimin Informativ te Shtetit mberriti per shqyrtim ne kuvend ne fund te muajit janar. Ndryshimet e propozuara u kundershtuan nga opozita, nderkohe qe sipas kryeministrit ato qartesojne me mire detyrat e ketij sherbimi dhe i shtojne nje objektiv te ri qe eshte lufta kunder korrupsionit ndaj personit publik.Ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror nuk është pritur mirë edhe nga ndërkombëtarët. Amendamentet sipas diplomatëve të huaj, rrezikojnë të cenojnë profesionalizimin e shërbimit sekret dhe ta vënë atë nën një ndikim të pastër politik. Pr/ligji do të kalojë për votim në Kuvend në seancën e 18 marsit.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›