Pangallos hap kutinë e pandorës
Pervoja e dikurshme si Minister i Jashtem duket se nuk e ka mesuar shume ne artin e permbajtjes ëvendëskryeministrin e Greqisë, Teodoros Pangallos, i cili shkaktoi një stuhi në marrëdhëniet greko-gjermane me deklarata që rikthejnë tensionet historike mes dy vendeve. "Gjermania, - tha zëvendëskryeministri më 24 shkurt, - na mori arin nga Banka e Greqisë dhe nuk na e ktheu kurrë më. Berlini të paguajë reparacionet e Luftës së Dytë Botërore". Atë e pasoi kryetari i Bashkisë së Athinës, Nikitas Kaklamanis, i cili, duke ngritur çështjen e reparacioneve, iu drejtua Gjermanisë me akuzën se "Ju na keni 70 miliardë euro borxh për shkatërrimet që na latë pas". Kohë më të papërshtatshme nuk mund të gjente nënkryetari i qeverise greke për të parashtruar rivendikime financiare në adresë të Gjermanisë për çështje të Luftës së Dytë Botërore. është koha e krizës financiare me përmasa katastrofike, që po kalon Greqia, me borxhe që shkojnë mbi 300 miliardë euro, me një deficit që tejkalon 4 herë limitin e lejuar nga Bashkimi Europian për shtetet e eurozonës. Nuk po përmendim krizën e thellë të besimit që po jeton Greqia në radhët e BE-së, dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë lidhur me aftësinë qeveritare të menaxhimit të financave të vendit dhe të korrektësisë së marrëdhënieve të saj financiare ndërkombëtare, e në radhë të parë me Brukselin. është koha kur shpresa dhe barra e daljes nga kriza financiare dhe e nisjes së rimëkëmbjes së financave të këtij shteti anëtar të BE-së u bie vendeve të fuqishme ekonomikisht të BE-së, e sidomos Gjermanisë. Berlini i ka kritikuar publikisht qeveritë e Athinës për keqmenaxhimin e financave të vendit dhe për rrezikimin e euros, dhe është shteti gjerman, të cilit i bie të japë më shumë për krizën financiare greke, nëpërmjet kontributit financiar të BE-së. Por në Gjermani nuk duken aq të gatshëm të paguajnë për një krizë të huaj, të cilës ata nuk i kanë ndonjë faj, dhe një anketë e zhvilluar në Gjermani tregoi se dy të tretat e gjermanëve e kundërshtojnë pjesëmarrjen e vendit në garancinë financiare, që BE planifikon t'i akordojë Greqisë.
Mu në kohën, kur Athina është në tratativa të gjenden burimet e përballimit të kësaj krize të rëndë financiare, zëvendëskryeministri grek ndërmerr një hap, të kundërt me atë që këshillon çdo manual diplomacie dhe lëshon një predhë diplomatike në marrëdhëniet greko-gjermane, pra me shtetin më të fuqishëm ekonomikisht të BE-së. Nuk mendojmë se është një llogari e diplomacisë greke, se rivendikimet financiare ndaj Gjermanisë për Luftën e Dytë Botërore, do ta bëjnë Berlinin më tolerant ndaj krizës financiare greke.
Gjermania i hodhi poshtë menjëherë pretendimet greke për reparacionet dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Andreas Peschke, deklaroi se Gjermania i ka paguar Greqisë ekuivalentin e 4,4 miliard euro si reparacione zyrtare lufte. Në të njëjtën kohë ai i kujtoi Athinës se Gjermania, që nga viti 1960, i ka dhënë Greqisë 33 miliardë marka ndihmë. Dhe për të zhvleftësuar çdo lloj prapavije të pretendimeve të tanishme historike të zëvendëskryeministrit grek, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Gjermane deklaroi se "debatimi i të kaluarës nuk ndihmon shumë në zgjidhjen e problemeve të sotme të Greqisë".
Krijimi i tensioneve historike mes Greqisë dhe Gjermanisë të ngacmon lidhur me temën e mprehtë dhe të njohur të barrës së historisë në diplomaci, dhe më konkretisht, në marrëdhëniet dypalëshe mes shteteve. Të shtyn të shqyrtosh rrugët, metodat dhe mënyrat, që përdoren nga x apo y shtet në shfrytëzimin koniunktural të historisë dhe për qëllimet e politikës së ditës. Se sa e papërshtatshme është koha, kur Pangallos e ngriti këtë çështje, e pranoi edhe vetë shefi i tij, kryeministri i Greqisë, Georgos Papandreu, i cili tha në parlament më 26 shkurt se Greqia nuk do ta ngrejë çështjen e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania gjatë krizës financiare. Sipas tij, çështja e reparacioneve ekziston si pjesë e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë. Hapja e pretendimeve për reparacionet e Luftës së Dytë Botërore nga ana e zëvendëskryeministrit të Greqisë, natyrisht shkaktoi një acarim të ri në marrëdhëniet mes dy shteteve. Ajo është shoqëruar edhe me klimën negative, që disa media në të dy shtetet, po krijojnë ndaj njeri-tjetrit, gjë që e shtyri kryetarin e parlamentit grek të thërrasë ambasadorin gjerman në Athinë dhe të protestojë për mënyrën e pasqyrimit të problemeve greke në mediat gjermane.
Natyrisht në marrëdhëniet dypalëshe mes shteteve, të cilët historia i ka lidhur në një mënyrë apo tjetër apo në një kohë të caktuar, ka çështje e probleme, të cilat kërkojnë ende ndriçim nga të dy palët. Por, çështjet e mprehta janë gjithmonë kornizë e bisedimeve diplomatike dhe jo e oreksit publik, sepse ky i fundit është vështirë të konsiderohet një katalizator i ecurisë së mirë të bisedimeve diplomatike. Athina, siç del edhe nga deklaratat e kryeministrit G.Papandreu në parlament, ka pikëpamjen që dosja e reparacioneve nuk është e mbyllur me Gjermaninë, por nuk e ndan të njëjtën pikëpamje Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Dy qëndrime të ndryshme, të cilat e kushtëzojnë më shumë respektimin e vijës, që ajo duhet të mbetet objekt i bisedimeve të mbyllura diplomatike. Në historinë e diplomacisë moderne kemi plot shembuj, kur njëra palë e pohon ekzistencën e një problemi të trashëguar nga historia, dhe pala tjetër e mohon. Nuk është zgjidhje edhe ai qëndrim që, për hir të mbarëvajtjes së marrëdhënieve diplomatike, të mohohet ekzistenca e problemeve të trashëguara nga historia. çështja është që problemet të ngrihen, të pranohen si rend dite dhe të diskutohen në tavolinat diplomatike, por jo t'i hidhen publikut ato çështje që mendohet se shërbejnë për një interes lokal apo të përkohshëm.
Zëvendëskryeministri grek, i cili njihet se etalon i diplomacisë emotive, po hap kutinë e Pandorës. Edhe kur ishte ministër i jashtëm, ai pat krijuar një incident në marrëdhëniet greko- gjermane, kur pat deklaruar se Gjermania është një gjigant me tru fëmije. Atëherë u klasifikua si një element i profilit personal të Pangallosit. Por tani ai po hap kutinë e Pandorës, sepse çështjet e trashëguara nga Lufta e Dytë Botërore nuk janë vetëm ato që ngriti Pangallosi për Gjermaninë. Shumë shtete në rajon mund ta marrin qëndrimin e Pangallosit si gatishmëri e qeverisë greke për të diskutuar disa çështje të mbetura pa zgjidhje, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Hapi i Pangallosit kthehet në bumerang për vetë vendin e tij, në kuptimin që nuk ndihmon në klimën pozitive diplomatike dhe të solidaritetit, që Greqia ka kaq shumë nevojë tani, kur është mbërthyer nga kriza financiare. Nuk ndihmon as në kërkimin dhe as në kuotën e lartë të një mbështetjeje të fuqishme nga vendet e tjera të BE-së, me këto ngacmime historike me shtetin më të fuqishëm ekonomikisht të BE-së. Pangallos po hap kutinë e Pandorës në një plan më të gjerë, sepse ngacmimi i tij historik në marrëdhëniet dypalëshe greko-gjermane mund të provokojë një reaksion zinxhir për marrëdhëniet e Greqisë me shtetet e tjera të rajonit. Pangallos vë në alarm diplomacitë e shteteve të rajonit se çështje historike të Luftës së Parë apo të Dytë Botërore mund të ngrihen në çdo ditë të bukur të vitit dhe të klimës rajonale. Por kjo nuk mund të mos nxisë diplomacitë e shteteve të tjera të rajonit, që edhe ata të shpluhurosin e të kenë në dosjet e tyre çështje të mbetura të pazgjidhura nga Lufta e Dytë Botërore. Në Ballkan të gjithë popujt kanë përshtypjen se të tjerët u kanë borxhe historike. Nuk është aspak vështirë për diplomacinë e secilit shtet të ringjallë apo të mbushë këtë dosje diplomatike me çështje historike. Kemi parë në muajin janar një ministër të qeverisë bullgare që i kërkonte reparacione Turqisë për Luftën e Parë Botërore, pamë në muajin shkurt zëvendëskryeministrin grek që kërkon reparacione për Luftën e Dytë Botërore. Vërtet Ballkani prodhon më shumë histori se sa mban, por çështja është te reaksioni zinxhir apo te asociacioni diplomatik që shkakton ky fenomen. është kollaj ta hapësh kutinë e Pandorës, por është tepër e vështirë ta mbyllësh atë.