E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 5 në pranga për posedim lëndësh narkotike

ELBASAN- Pesë persona janë ndaluar nga efektivet e policisë mes tyre edhe të mitur, pas një operacioni për kapjen e lëndeve narkotike.
Të 5 personat, Gjergji Kushta 19 vjeç, Klodian Zana i moshës 19 vjeç, dy 15 vjeçarë me inicialet Gj.R dhe L.ç si dhe Armir Tashi 20 vjeç, u ndaluan me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të policisë u gjet dhe u sekuestrua në pronësi të 5 personave të sipërpërmëndur një sasi prej 1 kilogram kanabis sativa.
Në kontrollin e ushtruar gjatë arrestimin të këtyre personave është gjetur edhe një armë e tipit kallashnikov.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›