E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakerët serbë sulmojnë faqen e Presidencës

PRISHTINE- Faqja zyrtare e Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, www.president-ksgov.net, është sulmuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 24:00, nga grupi i quajtur “hakerët serbë”.

Hakerët kanë vendosur në pjesën kryesore të faqes të shtetit serb dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”, si dhe objekte të kultit në Republikën e Kosovës.

“është duke u punuar për të analizuar formën në të cilën është kryer sulmi si për ta rikthyer faqen e Presidentit në gjendjen e mëparshme”, thuhet në një njoftim të Presidencës.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›