E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHIU mazhoranca kalon ligjin

E enjte 06 Dhjetor 2012 1455 SHIU mazhoranca kalon ligjinShumica parlamentare miratoi njeanshem me forcen e kartonit projektligjin qe shkrin Sherbimin Informativ Ushtarak dhe e zevendeson me Agjencine e Inteligjences se Mbrojtjes. Drafti i debatuar gjate ne Komisionin e Sigurise u kundershtua ashper nga deputetet e opozites nen argumentin se kjo agjenci pergjimi po perdoret nga qeveria ne menyre antiligjore. Socialistet ngriten shqetesimin per blerjet dhe llojin e armatimit qe ka bere Ministria e Mbrojtjes. Por drejtori juridik i Ministrise qe drejtohet nga Arben Imami eshte pergjigjur shkurt se informacioni mbi llojin e armatimit te punonjesve te SHIU-t nuk mund te behet publik. Disa jave me pare selia roze ka publikuar dokumentacionin qe provon se me urdher te Ministrit Imami eshte blere armatim special qe tejkalon misionin e nje Sherbimi Inteligjent. Nder ndryshimet qe i jane bere ne Komision draftit te propozuar nga qeveria eshte shkurtimi i mandatit te kreut te Agjencise Inteligjente te Mbrojtjes nga 5 ne 4 vjet. Gjithashtu eshte amenduar neni qe u jepte mundesi edhe civileve te drejtonin agjencine duke sanksionuar se kandidatet per te marre kete detyre do te jene vetem ushtarake.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›