Bllokohet boti me 3 ton nafte
Policia e Fierit pohoi dje se jane marre disa sinjalizime nga banoret e zones ata qe i cuan efektivet e Mallakastres drejt vendit ku ndodhej mjeti me naften e vjedhur. Per here te pare pas shume rastesh denoncimi eshte arritur te bllokohet nje autobot i cili sapo ishte mbushur me naften qe rrjedh neper tubacionet e linjes se transportit per ne Kombinatin e Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh. Policia ka bllokuar nje automjet tip maune brenda karrocerise se te ciles ishte pershtatur nje autobot i mbushur me nafte. Mjeti eshte pa targa nderkohe qe mesohet se drejtuesi i tij eshte larguar duke e braktisur makinen ne vendin e quajtur Kthesat e Visokes buze lumit Gjanica aty ku dhe kalon tubacioni kryesor i naftes ne Ballsh. Ky tubacion vinte nga puset e Marinzes te cilet jane nen juridiksionin e kompanise Albpetrol dhe shkonin per ne Ballsh. Mjeti pa targa eshte bllokuar prej policise se Mallakastres pikerisht ne castin kur ishte mbushur me nafte sasi e cila ishte vjedhur nga tubacionet e transportit te saj ne vendin e quajtur Kthesat e Visokes vend ne te cilin kalon tubacioni kryesor i naftes nga vendburimi i Marinzes ne drejtim te Kombinatit te Naftes ne Ballsh beri te ditur policia. Nderkohe megjithese jane marre ne pyetje banore te zones ende nuk ka persona te identifikuar si autore te vjedhjes. Polica ka ngritur postblloqe ne rrugen kryesore Fier-Ballsh per te bere te mundur ndalimin e drejtuesit te automjetit. Gjithashtu burimet policore kane bere te ditur se ne vendin ku u bllokua mjeti kishte rrjedhje te konsiderueshme te konstatuara nga specialistet e naftesjellesit. Nafta e vjedhur ne tubacionet e linjes se transportit drejt Ballshit dyshohet se shitet me cmim me te ulet ne tregun e zi. Ne fakt disa here tubacionet e naftes qe kalojne neper tokat e fermereve jane bere pre e bastisjes duke shkaktuar keshtu edhe deme te pariparueshme ne rrjetin e shperndarjes. Pas bllokimit te mjetit pritet qe gjurmet te cojne drejt autoreve te vjedhjes se naftes ndersa dyshohet se ka ndodhur dhe here te tjera e njejta veprimtari.
BALLSH/ MAJLINDA RAMA