E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHPB: Buka të shitet me kilogram, çmimi të liberalizohet

Tiranë- Buka duhet të shitet me kilogram dhe çmimi të jetë i liberalizuar sipas çdo prodhuesi të saj. Kjo është kërkesa që kanë bërë prodhuesit e bukës, sipas të cilëve standartaizimi i bukës do të shmangte abuzimet me peshën dhe cilësinë e saj.

Mund standardizohen peshat e llojeve të bukës, ndërsa çmimi të jetë i liberalizuar sipas secilit prodhues. Kjo do të rregullonte atë abuzim nga prodhuesit, të cilët akuzohen me të drejtë që abuzojnë”- deklaroi Shoqata e Prodhimit të Bukës (SHPB).

Sipas prodhuesve shitja me kilogram do të shmnagte abuzimet me peshën ashtu siç është vepruar edhe në vendet e tjera europiane. Edhe pse shumë herë subjetet janë gjobitur për shkak se kanë abuzuar me cilësinë dhe peshën sërish tregu mbetet problematik.

Ndërkaq nëse një pikë tregtimi buke do të jetë e pajisur me dokumentacionin e standartizimit atëherë edhe konsumatori do të jetë i informuar se në cilën pikë buka është e kontrolluar dhe në cilën jo.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Elbasan, buka shitet ende me qese plastike Elbasan Qeset plastike përbëjnë sot rreth 95 % të...
  2. Çmimi i energjisë, ERE: Nuk do të ndryshojë, të pakten deri në 2014-ën Tiranë- Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë, të...
  3. Rritet çmimi i ujit të pijshëm gjatë 2012 Tiranë – Tarifa e ujit të pijshëm pritet të rritet...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›