E Diel, 1 Nëntor 2026

SHPK e gatshme t'i siguroje pikat kufitare me Serbine

Nje grup veteranesh te luftes nga pjese te ndryshme te Serbise ka paralajmeruar se do te nisej drejt pikes kufitare me Kosoven, ne Merdare, ku paralajmerohej dhe heqja e mbishkrimit, Mire se Vini ne Republiken e Kosoves. Por, sipas njoftimeve nga SHPK-ja, nje veprim i tille nuk ka ndodhur. Policia e Kosoves thote se do te reagoje ne baze te ligjit dhe nuk do te lejoje te prishet rendi dhe qetesia publike, duke iu pergjigjur keshtu disa paralajmerimeve te nje grupi veteranesh te luftes nga Serbia, i cili kishte paralajmeruar se sot do te nisej drejt pikes kufitare me Kosoven, ne vendin e quajtur Merdare. Zedhenesi i Sherbimit Policor te Kosoves, Veton Elshani, u shpreh se kishte paralajmerime qe veteranet serbe te luftes do te protestonin ne vendin e quajtur Kurshumli ne Serbi dhe me pas te nisen drejt Kosoves. Por, si tha Elshani, kjo nuk kishte ndodhur edhe pse ne cdo rast policia e Kosoves eshte e gatshme te reagoje ne baze te ligjit. Nderkaq, duke vleresuar gjendjen ne pikat kufitare Kosove-Serbi, Elshani thote se perjashtimisht djegies se dy pikave kufitare ne veri te Kosoves, pikat tjera jane te qeta dhe ka siguri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›