Mujota: FSK ofrojne sigurim me standarde te NATO
Ministri kosovar i Forces se Sigurise, Fehmi Mujota, eshte shprehur se Forca e Sigurise se Kosoves nuk do te paraqese kercenim per askend, por do te ofroje paqe dhe siguri per te gjitha komunitetet. Sipas zotit Mujota, Forca e Sigurise se Kosoves, do te jete berthame e ushtrise se ardhshme te Kosoves dhe do te formohet ne perputhje me standardet e NATO-s. Ne nje interviste per BBC-ne, pak dite pas emerimit ne kete post, ministri Mujota tha se formimi i Forces se Sigurise dhe shperberja e Trupave Mbrojtese te Kosoves do te jete nje proces i mundimshem, por i suksesshem.
Cilat jane sfidat me te cilat do te perballet ne fillim te mandatit te tij?
Jane vetem ditet e para te punes dhe tani ne jemi ne fazen e konsolidimit te Ministrise se Forces se Sigurise. Shpresojme se ne afatin e duhur do te kemi kapacitetet fillestare per te permbushur objektivat ne afatin me te shkurter, ndersa ne periudhen e ardhshme kohore do te jemi ne gjendje te permbushim te gjitha kapacitetet dhe t'u bejme balle te gjitha sfidave qe kerkohen nga kjo ministri.
Dhe kur do ta kete Kosova forcen e saj te sigurise?
Ministria do te perqendrohet pikerisht ne ceshtjen e formimit te Forces se Sigurise. Tashme kemi bere kontaktet e para te punes edhe me njerezit kompetente, perfshire ketu komandantin e Trupave Mbrojtese te Kosoves, gjeneral Sylejman Selimin dhe komandantin e KFOR-it, Xavier de Marnac. Tashme i dime te gjitha orientimet tona, te gjitha konceptet dhe strategjine per krijimin e Forces se Sigurise se Kosoves. Para se te fillohet me krijimin e kesaj force, duhet te mendojme se eshte edhe procesi tjeter i njekohshem i shperberjes se Trupave Mbrojtese te Kosoves (TMK).
Zoti minister, cfare do te behet me ata pjesetare te Trupave Mbrojtese te Kosoves te cilet nuk do te mund te perfshihen ne Forcen e Sigurise, kur kemi parasysh se ligji ua kufizon disa pjesetareve qe te jene pjese e kesaj force per shkak te moshes se tyre?
Po krijohet perhere e me shume ambienti i pershtatshem i kuptimit politik se kjo shperberje nenkupton qe nje pjese e Trupes Mbrojtese te Kosoves mbi bazen e ligjeve nuk mund te jete pjese e Forces se Sigurise se Kosoves. Angazhimi yne eshte qe te kemi ligj perkates per mbrojtje te dinjitetshme te tyre dhe, natyrisht, ketu kemi ndihmesen e grupeve punuese qe pikerisht vijne nga Trupat Mbrojtese te Kosoves. Une dua te falenderoj gjithe efektivin e TMK-se, perfshire ketu edhe pjesen komanduese qe ka bere nje pune jashtezakonisht te madhe ne kete drejtim dhe ka lehtesuar shumecka ne kete proces, duke nenkuptuar ketu ndihmesen e vazhdueshme te Aleances se NATO-s.
Cfare force do te jete Forca e Sigurise se Kosoves? Do te jete ajo ushtri, nje berthame e ushtrise se ardhshme apo dicka tjeter?
Forcen e Sigurise se Kosoves e percakton Kushtetuta, e percaktojne ligjet e miratuara ne Kuvendin e Kosoves dhe, natyrisht, fillimisht do te jete Force e Sigurise, berthama e asaj qe ju po e quani ushtri e Kosoves. Ne urojme qe per nje kohe sa me te shpejte te kemi formimin e kesaj pjese te rendesishme dhe, natyrisht, te kemi respektimin e plote te standardeve te NATO-s per formimin e Forces se Sigurise. Do te jete nje force qe do t'u pergjigjet sfidave te kohes.
Sa eshte e pergatitur Kosova ne aspektin e kuadrove qe te kete nje force te sigurise? Per here te pare ne do te kemi nje lloj ushtrie, nese mund te quhet keshtu kjo force.
Kapacitetet tona ne nje aspekt jane deshmuar, por kemi nevoje edhe me tutje per ngritjen e tyre. Ketu jemi ne partneritet te plote me NATO-n dhe mendoj se ky partneritet do te mundesoje qe edhe te shkurtoje kohen per krijimin e kapaciteteve tjera te nevojshme, per nje strukture ushtarake moderne dhe qe respekton parimet e demokracise dhe ruajtjes se sigurise dhe paqes. Ne urojme dhe besojme se Forca e Sigurise se Kosoves do te jete gjithmone ne kete fushe e drejtuar dhe do te jete aleate e perhershme e NATO-s per te perballuar sfidat qe mund te sjellin zhvillimet ne rajon apo kudo qofshin. Ato sfida ne mendojme se do te jete paqesore.
Zoti Minister, komuniteti serb ka hezituar t'i pranoje Trupat Mbrojtese te Kosoves dhe te njejtin hezitim e ka tani edhe per Forcen e Sigurise. Duhet t'i frikesohet pakica serbe apo pakicat tjera formimit te Forces se Sigurise se Kosoves?
Edhe me heret, edhe tani ka pjesetare te te gjitha komuniteteve qe sherbejne ne Trupen Mbrojtese te Kosoves. TMK-ja ka kryer nje mision te vetin jashtezakonisht te mire. Forca e Sigurise se Kosoves do te jete force shumetnike, ashtu sic e percakton Kushtetuta dhe ajo nuk eshte kercenim per askend, eshte nje mundesi per te gjithe, eshte siguri dhe paqe per te gjithe njerezit.