SHPËRBLIMI I SHEJTANIT
06-08-2013 / Nga Uran Kostreci
Një tempull, plot qirinj e plot shandanë,
Kish edhe një ikon pa qiri… sterrë,
Kur një djal’ vajti aty, disa i thanë,
- Mos ndiz qiri për djall se ja sheh sherrë;
Po çuni, qiri ndezi për shejtan
E gjith qejf, në shtëpi, shkoi ra të flerë.
Aty iu shfaq shejtani i tha: “-O xhan,
“Qiri më ndeze e un ta shpërblej nderë:
“Ja te ky pyll do gjesh ti florinj plot,
“Që t’mbash mënd vëndin, një shënj lër te bari:
“Gur, plis a… kakën bëj”. -E çuni atbot
Shtërzoi sa gati iu këput damari;
Kur krismë ndjeu, syt’hapi e i erdhi ndot,
Se pa që brekët kishte mbush qyqari.