E Shtunë, 31 Tetor 2026

SIGMA mbush 10 vjeç, gati paketa e sigurimit shëndetësor

"SIGMA", kompania e parë që liberalizoi tregun e Sigurimeve në vend, ka kremtuar dje 10 vjetorin e lindjes së saj. Në një takim me mediat, drejtori i Përgjithshëm dhe themelues i kompanisë "Sigma Vienna Insurance Group", Qemal Disha evidentoi faktin se 100 mijë është numri i klientëve të saj, me një gamë të gjerë produktesh. Publiku na vlerëson dhe gjykon jo për atë ç ka i marrim, por për atë se ç ka i japim, tha Disha.

Ndërsa Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të "Sigma Vienna Insurance Group, Kristof Uolf", tha se "gjatë vitit të kaluar, "SIGMA" ka zgjeruar gamën e produkteve të ofruara dhe ne po fokusohemi në ofrimin e shërbimeve në sigurime, për të gjitha llojet e rrisqeve, si për klientë individualë, ashtu edhe për korporatat". Në konferencën për shtyp u lajmërua dhe fakti se një ndër produktet e reja që do te jetë një nga sfidat e këtij viti është paketa e sigurimit shëndetësor, e cila ofron shërbim të zgjeruar shëndetësor për klientët, përfshirë trajtimin ne klinikat më të mira mjekësore në kryesisht në Shqipëri e Turqi, por edhe në vende të tjera të botës. SIGMA, me një situatë të shëndoshë financiare, zë një pozicion të rëndësishëm në tregun shqiptar të sigurimeve. Ajo është pjesë e Vienna Insurance Group, kompania lider në Evropën Qendrore dhe Lindore. Për vitin që u mbyll, të ardhurat e kompanisë ishin 8.3 miliardë euro. Aktualisht, SIGMA ofron 20 produkte sigurimi, ka degët e saj në të gjithë vendin dhe ka shtrirje territoriale në Kosovë dhe Maqedoni. Ngjarja më e rëndësishme për kompaninë konsiderohet viti 2007, kur SIGMA u bë pjesë e VIG, grupit më të madh të sigurimeve në Austri dhe në vendet e Evropës Qendrore e Lindore. VIG është i pranishëm në 23 vende me 44 kompani. Vetëm pak ditë me parë, u anonçuan rezultatet paraprake të VIG-ut. Primet e shkruara bruto (të pakonsoliduara) arritën 8.3 miliardë euro, një rritje prej 16 % krahasuar me vitin 2007. Biznesi ne vendet e CEE-së u rrit me 35 % krahasuar me 2007-n. Fitimi i grupit eshte rreth 540 milionë euro. Kurse kompania SIGMA pati vitin e kaluar të ardhura nga primet 14.4 milionë euro, nga 12,5 milionë euro që ishin në vitin 2007, me një rritje 15.2 %. Kjo rritje e primeve, sipas kompanisë vjen kryesisht nga rritja e të ardhurave nga sigurimet vullnetare, që në vitin 2008 kapin vlerën 4 milionë euro, nga 2 milionë euro që ishin në vitin 2007. Të ardhurat nga investimet financiare u rriten rreth 2 here. Sakaq, pagesa janë kryer nga kompania si dëmshpërblime, ku veçohet rasti i kompanisë turke Kurum në Elbasan, e siguruar nga SIGMA, ku ndodhi një shpërthim me dëm 3.4 milionë dollarë që u rimbursua totalisht nga SIGMA dhe partnerët e huaj risigurues.

Email This Klikime: 11

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›