E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, dhunuan me maska një familje, kapen 3 të rinjtë

Pas një muaji të shpallur në kërkim, janë arrestuar nga policia e Durrësit tre autorët e vjedhjes me dhunë të mbetur në tentativë, ndodhur në janar të këtij viti, pikërisht në një banesë në Rrashbull. Besmir Tocilla, 23 vjeç, më banim në Kukës, Ermal Dida, 25 vjeç, me banim në  lagjen 14 Shkozet si dhe Armand Dauti, 24 vjeç, me banim në Kukës, janë arrestuar nga efektivat e policisë së Tiranës në bashkëpunim me të Durrësit.

 Tre shtetasi akuzohet nga policia si protagonistë të vjedhjes me dhunë të kryer më datë 08.01.09, në banesën e shtetaist Zenel Berberi. Ku për pasojë gjatë përleshjes me autorët e krimit, mbeti i plagosur në gjendje të rëndë për jetën i zoti i shtëpisë Zenel Berberi, bashkëshortja e tij si dhe vajza. Tre të arrestuarit i janë dorëzuar policisë së Tiranës, pasi mbi to rëndojnë dhe akuza të tjera të konsumuara pikërisht në kryeqytet. Burimet policore të Durrësit kanë bërë të ditur se personat e mësipërm janë arrestuar në Tiranë ku fshiheshin prej disa ditësh. Tre të rinjtë kanë hyrë nëpërmjet dritares së një prej dhomave të shtëpisë me shpresën se do të gjejnë lekë në këtë familje, ndërkohë që njëri prej tyre ka qëndruar jashtë. Në kohën që ata kanë qenë duke kërkuar brenda dhomave për lekë, janë diktuar nga personat e shtëpisë, ku edhe ka nisur përleshja mes tyre. Nga përleshja, Zenel Berberi, 62 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa bashkëshortja dhe vajza e tij pësuan plagosje në një shkallë më të lehtë. Duke parë ngjarjen makabër dhe babain e saj të shtrirë në tokë, vajza e shtëpisë ka nisur të godasë autorin e krimit, ndërsa ka filluar të përleshej në dhomën e ndenjes. Në grindje e sipër, vajza e ka qëlluar agresorin në kokë, ndërsa i ka hequr dhe maskën të cilën ai përdorte për tu maskuar.  Ka qenë ky momenti që 25- vjeçarja është qëlluar në pjesën e ballit nga autori, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja së bashku me bashkëpunëtorin tjetër, i cili po e priste vetëm pak metra larg banesës. Ndërkohë që e zonja e shtëpisë kishte shkuar për të lajmëruar fqinjët, të cilët i kanë dhënë dhe ndihmën e parë familjes. Të tre pjesëtarët e familjes kanë mbërritur të masakruar nga kjo ngjarje, ku dhe kanë marrë plagë të forta në kokë dhe trup. Ata u  transportuan menjëherë për në urgjencën e Durrësit, ku vetëm pas ndërhyrjeve kirurgjikale, kanë arritur të stabilizohen. Personat që hynë brenda kanë qenë të maskuar dhe në kohën që është zhvilluar përleshja banorët e shtëpisë nuk kanë mundur të mësojnë gjë rreth identitetit apo paraqitjes fizike të tyre. Edhe pse në rrethana të paqarta dhe pa shumë të dhëna, policia e Durrësit nisi hetimet derisa zbuloi vendndodhjen e tyre në një banesë në Tiranë. Ata akuzohen se kanë kryer edhe vjedhje të tjera, ndërkohë që për ngjarjen e Rrashbullit ata akuzohen për vjedhje me dhunë në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Email This Klikime: 53

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›