E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës: Mos provoko PD-në duke bllokuar transparencën, të rinumërohet çdo votë

berishaKryeministri në largim, Sali Berisha, ndërsa ka votuar për kreun e ri të PD-së, ka thënë se kjo parti nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve, nëse PS bllokon rinumërimin e votive. Ai tha se Rama nuk mund të jetë kryeministër me vota të vjedhura, ndërkohë që u shpreh se ai po provokon PD-në, duke u përpjekur të bllokojë rinumërimin e votive. Berisha tha se do të kërkohet rinumërim edhe në disa zona të tjera, ku ai dyshon se janë vjedhur vota.

“Jam sot për ti thënë zotit Rama në mënyrën më të prerë dhe të hapur. Mos bëj gabimin fatal për bllokimin e numërimit të votave. Sali Berisha ka njohur fillimisht rezultatin dhe do njohë çdo rezultat.

Nuk do gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi dhe manipulimi i votës. Ai nuk mund të jetë kurrë kryeministër dhe përfaqësojë Shqipërinë nëpër botë. Rrugëzgjidhja është vetëm një: të numërohet dhe respktohet çdo votë.  Të numërohet çdo votë dhe unë absolutisht do respektoj njëlloj dhe atë që është pro, edhe atë që është kundër dhe e faktova këtë më qëndrimin tim. Bëra atë që kërkonte vendi im, por vendi im kërkon, qytetarët kërkojnë, që çdo fletë të rinumërohet dhe asgjë të mos qëndrojë mbi krimin, drogën e kartelin e saj.  Ajo që pamë në 14 qendra të Lezhës është fytyra më e shëmtuar në zgjedhjet e 20 viteve të fundit.  

Është në interesin e tij dhe çdo qytetari që të bëjnë këtë transparencë, ose nuk do njohim rezultatin e dalë nga votat e vjedhura.

Rama për një kohë të gjatë kërkonte hapjen e kutive, ndërkohë që tashmë vrapon nëpër gjykata që të pengojë këtë gjë.

Unë i them që të mos provokojë Partinë Demokratike duke u përpjekur të bllokojë rinumërimin e votive.

Vjedhja e votive ka ndodhur në disa zona. Unë nuk mund të them se kjo ka ndodhur në Mirditë. Për një gjë jam krenar, se këto vota nuk janë të vjedhura nga PD. Por, një njeri që pretendon të jetë kryeministër dhe vrapon për tek gjykata që të ndalojë rinumërimin, bën një gabim fatal.

Absolutisht nuk njoh asnjë rezultat të dalë nga vjedhja dhe krimi. Ne kërkojmë transparencën. Ne do të përdorim të gjitha mjetet për tu dalë zot votave të shqiptarëve.

Ky proces trancparence nuk shkon më shumë se 15 ditë, këtu duhet vetëm vullnet për të mos pasur frikë nga e vërteta, ka thënë Berisha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›