SKANDALI/ Makthi i një emigranti me policinë e korruptuar rrugore në Shqipëri (FOTO)
Ka mjaftuar një ankesë e një emigranti shqiptar në Itali, që emisioni investigativ Fiks Fare të zbulojë detaje të korrupsionit në Komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë. Gazetarët e këtij emisioni kanë ndjekur ankesën e një emigranti, i cili sapo ishte kthyer Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime. Ata kanë treguar se si, pasi qytetari paguan paratë, arrin të marrë dokumentet e automjetit.
Në ditët e fundit të muajit gusht emigranti së bashku me familjen shijonte peizazhin e Tiranës nga Mali i Dajtit, por sapo ka hasur në postbllokun e parë të policisë së qarkullimit rrugor është ndaluar për mosndezjen e dritave.
Emigranti u ka kërkuar policëve që t’i kthenin dokumentet e makinës si dhe patentën, përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentet e makinës, e kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit nr. 4 të policisë së kryeqytetit.
Ndërsa i kanë marrë dokumentet e makinës së tij, punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor të kryeqytetit e kanë sorollatur emigrantin shqiptar për ti kërkuar para në këmbim të dokumenteve.
Pasi i kanë bllokuar patentën dhe pas qëndrimit për 4 orë në komisariat emigranti është drejtuar përsëri në derën e komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës.
Atje, në sportelin e rojës, ka kontaktuar me një efektiv të kësaj policie, i cili i ka premtuar se do ta ndihmojë për të marrë dokumentet.
Polici ka dalë nga sporteli dhe është ulur në një kafenetë që ndodhen pranë këtij komisariati, ku ka pohuar se në këtë periudhë të gjithë policët e qarkullimit marrin ryshfete pasi me ardhjen e qeverisë së re askush nuk do të guxojë më t’u bjerë në qafë qytetarëve.
Duke i treguar rrugën e gjatë që bëjnë këto dokumente të bllokuara për të dalë më parë në një komision, ku emigranti rrezikonte të penalizohej vetëm pse nuk kishte ndezur dritat e makinës, efektivi i komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës i tregon se gjoba që ai rrezikon të marrë është 800 euro deri në heqjen e lejes së drejtimit të automjetit.
Për të mos i dërguar dokumentet në Ministrinë italiane të Transporteve, dhe që të mos penalizohet në shtetin ku ai jeton, polici shqiptar i propozon një rrugë tjetër zgjidhjeje, atë të ryshfetit.
Kundrejt një pagese që do të ishte më e lartë sesa gjoba, ai i del garant që t’i nxjerrë patentën nga dosja ku është futur.
Takimi lihet për ditën e nesërme kur emigranti do të marrë patentën e tij italiane, vetëm pasi të bëjë pagesën.
Biseda e emigrantit në sportelin e komisariatit të policisë së qarkullimit rrugor, Tiranë
Qytetari Dëgjo tani se skena bërë ndonjë faj o burrë, se do nisem për në Itali pasdite.
Polici 1 Rrugë e mbarë kudo që të vesh! Po unë tani…
Qytetari Çfarë faj kemi bërë ne?
Polici 1 Unë e dorëzoj edhe… kjo është puna ime sa ta dorëzoj.
Polici Tani muhabetet e tepërta janë fukarallëk thotë populli.
Qytetari A bukur!
Polici Ça është bërë, është bërë, sbëhet fjalë fare.
Qytetari Mirë, mirë, hajt.
Polici E ka bërë procedurën.
Polici 1 Unë ta bëra procedurën dje në komisariat, gjobën e të gjitha. Edhe e refuzove, është puna jote, është e drejta jote. Unë me ty e mbylla në momentin që nuk të çova në kallëzim.
Qytetari Ne ta dhamë dokumentin të lutem.
Polici 1 Tani përse ta kanë hequr dokumentin, ti e di vetë arsyen pse ta kanë hequr.
Polici Punonjësi i policisë të kërkon.. dhe ti mbas kodit rrugor shqiptar je i detyruar ti japësh…
Qytetari Absolutisht.
Polici Dokumentet.
Qytetari Ja jap unë absolutisht.
Qytetarja Ja dhamë dokumentet në dorë.
Qytetarja Po si u bllokoka dokumenti thjesht për nji, për dritat.
Polici 1 Nuk të bllokohen për dritat dokumentet, do kishe marrë një gjobë sa e thotë kodi rrugor, pesëmbëdhjetë njëzet mijë lekë gjobë. Po të kishe paguar gjobën, do ikje, po po të kundërshtosh punonjësit e policisë rrugore…
Qytetari Ej, a sje tu na i dhënë (patentën) tani ju?
Polici 1 Jo sta jap dot unë, se vendos unë.
Polici – Si jepet ajo (patenta)?! Është futur në sistem. Kjo këtu, kjo seria këtu është futur në sistem.
Qytetari Po.
Polici Dhe ska shanse me e bo.
Polici Është procedura.
Qytetarja Çfarë duhet të bëjmë?
Polici Do bëjmë të pamundurën.
Qytetari Pa shife njiherë ishalla.
Polici Të vejë ta dorëzojë njëherë atje ajo, të marrë numrin e protokollit edhe ta marrim neve.
Qytetari Të falenderoj shumë!
Polici Po është problemi që nuk bëjmë dot punë sot se jemi me vonesë. Këtë punë e mbarojmë nesër në mëngjes, nesër në orën 10 tek prefektura. Sepse është procedurë. Të gjitha patentat e huaja amerikane, jashtë kufirit mer polici vendos gjobën në vend, bën procedurën, e dërgon në prefekturë dhe prefektura vendos.
Qytetari Po ne ta lamë ty.
Polici Po mirë tani e di unë.
Pas bisedës në sportel, efektivi i policisë e takon emigrantin në lokalin pranë komisariatit.
Polici Tani me dy llafe të thashë, do ti nis në prefekturë, këto nisen nesër. Sot nuk nisen.
Qytetari Po.
Polici – Se me cdëgjova unë qenka me lejë ai. Do i nisim nesër atje. Më dëgjomë mua kam oficer tridhjetë vjet. Policët duhet ta gjenin shumë shpejt muhabetin aty. Edhe juve sduhet nxituar edhe ata sduhet të ishin nxituar. Tani stresi shko atje, hajde këtu, për çfarë, për hiçgjë.
Qytetari Si do ia bëjmë? Sa lekë do ai që të…
Polici Tani më dëgjo mua, nuk kam ardhë për pazare, kam ardhë për burrëri. Unë do ti bëj dokumentet shpejt.
Qytetari Po.
Polici I çoj në polici tani, i firmosin atje, i firmosin në prefekturë, i futim në sistem, do bëhet shkresa. Do tia nis prefekturës nesër në mëngjes me zarf. Po deshe ta jap dhe doraz. Të ta jap doraz ta çosh në prefekturë dhe në prefekturë unë do të marr ne telefon dikë e ti them ai është miku im. Jepja patentën. Jo patentën, po siç do niset patenta me zarf do vijë këtu. Këtu do ta jap me… Kjo shkresë niset këtu vjen përgjigja nga prefektura. Unë do ti them… a kupton e të fala. Vër një gjobë simbolike se gjobën e ke nga njëqind deri në tetëqind euro ta dish.
Qytetarja Po, po, po e lexoj. E lexova.
Polici Ai