E Enjte, 5 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Kur thesari me lireta nuk ka asnjë … vlerë!

XHENOVA, 29 qershor /ATSH/ – Nga gëzimi më i madh deri te trishtimi më i plotë. E gjithë kjo, në harkun e pak çasteve. Kështu ndodhi me dy motra nga Genova që teksa zbraznin bodrumin e shtëpisë së gjyshit të tyre të vdekur njëzet vjet më parë, gjetën një thesar të vërtetë, shkruan il messaggero.it.

Një ”thesar” me 158 milionë lira të vjetra, të ndarë në kartëmonedha Problemi? Meqë kanë kaluar kaq shumë vite, paratë nuk mund të konvertohen më në euro.

“Ne folëm për historinë tonë me disa nga të afërmit tanë që jetojnë në Zvicër dhe ata na thanë se atje është ende e mundur të shkëmbehen monedhat e vjetra; pyes veten pse Në Itali gjërat duhet të shkojnë kështu”, theksojnë ato.

Dy motrat po mendojnë gjithashtu t’i shkruajnë presidentit Mattarella dhe guvernatorit të Bankës së Italisë Panetta.

“Unë do të doja t’i kërkoja atyre dhe kujtdo që mund të ketë mundësi të bëjë diçka, të vendosë dorën në ndërgjegjen e tyre”, theksojnë ato. /os/
.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›