E Enjte, 5 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Nga 110 000 fluturime, u anuluan vetëm 1 390!

MILANO, 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Rreth 110 000 fluturime komerciale ishin planifikuar për sot në mbarë botën.

”Në orën 12:00 (11:00 GMT), 1 390 ishin anuluar”, raporton BBC, duke cituar kompaninë e analizave të aviacionit ”Cirium”.

Sipas të dhënave të para në lidhje me disa vende dhe të cituara sërish nga BBC, rezulton se deri më tani janë anuluar 512 fluturime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 92 në Gjermani, 56 në Indi, 45 në Itali dhe 21 në Kanada.

Një ndërprerje interneti preku sot gjithë globin duke shkaktuar probleme në aviacion, sistemin bankar dhe atë mediatik./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›