E Shtunë, 31 Tetor 2026

SP jep per Shqiperine noten B -

Standard and Poors vlerëson  ekonominë shqiptare, duke i vënë notën B+ stabël për aftësinë kredituese të shtetit. Kjo notë është e pandryshuar nga një vit më parë. Vlerësimi vjen në mesin e një furtunë zhvlerësimesh të aftësive kredituese të vendeve në rajonit, nga ana e agjencive prestigjoze ndërkombëtare. 
Zëvendësminsitri i Financave, Nezir Haldeda deklaroi se kjo konfirmon pozitivitetin me të cilin tregjet dhe asgjencitë ndërkombëtare shohin ekonominë shqiptare.
Sipas Haldedës, vlerësimi i pandryshuar i besueshmërinë së shtetit shqiptare dhe ekonomisë vendase i faturohet kryesisht reformave pro biznesit dhe inevstitorëve që janë ndërmarrë në vitet e fundit nga qeveria. 
Vlerësimi nga Standard and Poors për Shqipërinë u dha në datën 18 qershor dhe përfshin përiudhën e një viti të plotë. Shqipëria është futur në hartën e shteteve të cilat vlerësohen nga kompanitë ndërkombëtare, në vitin 2007.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›