E Martë, 3 Nëntor 2026

SPAK dërgon për gjykim ish-ministrin Beqaj dhe 10 të tjerë për abuzimin me fondet e SASPAC

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin Ilir Beqaj si dhe 10 të pandehur të tjetër akuzuar për abuzimet me fondet e Agjencisë Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës njohur me emërtimin “SASPAC”.

Personat e tjerë të pandehur janë; Ermal Kurtulaj, Gazmend Haxhia, Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k , Alfred Nikolla, Elton Marini, Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Marinela Jazoj, Mira Topçiu.

SPAK njoftoi se Ilir Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë); “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 3 herë.

Ermal Kurtulaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, (2 herë) parashikuar; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, (8 herë);  “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë, kryer në bashkëpunim, kryer 9 herë;  “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, (2 herë);  “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim (3 herë).

Gazmend Haxhia, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim.

Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k – Akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim si dhe“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”.

Alfred Nikolla, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”.

Elton Marini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimit” me pasojë të rënda, dhe “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k – Akuzuar për veprave penale; “Mashtrim” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar.

Bjona Ziaj e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim.

Bledar Leka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Marinela Jazoj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”.

Mira Topçiu, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumentave” , e kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë (8 herë).

Sipas SPAK “përgjatë hetimeve të kryera, provohet se i pandehuri, Ilir Beqaj, të ketë pasur njohje me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, të paktën që prej vitit 2012, kohë kur i pandehuri ka qenë ortak pranë shoqërisë “Intech” sh.p.k”.

“I pandehuri Ermal Kurtulaj rezulton të ketë punuar në vitin 2017 pranë FSDKSH-së, më pas në disa projekte të ndryshme dhe që prej datës 01.06.2022 ka punuar si koordinator i zyrës “Facility Point”, për programin “EUSAIR”, në SASPAC, i emëruar nga vetë i pandehuri Ilir Beqaj sipas urdhrit nr. 80, të datës 26.05.2022”, njoftoi SPAK.

“Gjatë ushtrimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut, i pandehuri  Ilir Beqaj duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, i cili ka vepruar si zbatues,  përgjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG”, të përcaktuara në Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së, të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së, Fondi i 10-të Europian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” dhe ligjit me nr. 21/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për Programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (Adrion) 2014-2020 ”, njofton SPAK.

Sipas SPAK “të gjitha shërbimet e prokuroria në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E ardhmja e Turizmit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri” dhe “Konferenca e Energjetikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar ne vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni”.

“Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar; ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave; shkresa dërguar fituesit pas vlerësimit, si edhe lidhja e kontratës, urdhrat e pagesave- veprime këto të kryera kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës”, njoftoi SPAK.

“Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material, si dhe në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare”, nënvizoi SPAK.

SPAK bëri me dije se “i pandehuri Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk, me NIPT L91329021O dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare; ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës; si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti”.

Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon:

14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;

15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;

42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.

Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›