E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK kërkon ekstradimin e Ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra për çështjen e inceneratorëve

SPAK ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, i shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

TIRANË- SPAK ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, i shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit te fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr 2 te qeverisë.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori: Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te nje procedimi tjetër.

Për dosjen “Buka” , Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliardë lekë.

Palët nuk kanë asnjë kërkesë paraprake. Prokurori i SPAK Elvin Gokaj lexon kërkesën për gjykim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›