E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën e Monika Kryemadhin

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi, që u divorcuan pak kohë më parë, janë hetuar për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim e fshehje pasurie.

Kryemadhit pritet t’i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK, ndërsa ish-presidentit Meta pritet t’i komunikohen akuzat në orën 14:00.

Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të ekspozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

Brenda pak ditësh, SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë, ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do kthehet pas për plotësim apo do të pushohet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›