SPANJA KAMPIONE Poker spanjoll në Kiev, Italia turpërohet në finale
Spanjë-Itali 4-0
Shënues: Silva 14, Alba 41, Torres 84, Mata 88
SPANJA: Kasiljas, Arbeloa, S. Ramos, Pike, Alba, Ksavi, Buskets, K. Alonso, Silva (Pedro 58), Fabregas (Torres 75), Injesta (Mata 86). Tr.: Del Boske.
ITALIA: Bufon, Abate, Barzalji, Bonuçi, Kielini (Balcareti 21), Markizio, Pirlo, De Rosi, Montolivo (T. Mota 57), Kasano (Di Natale 46), Baloteli. Tr.: Prandeli.
Gjyqtar: Proença (Portugali)
Kartonë të verdhë: Pike, Barzalji
Statistikat
SPANJE ITALI
4 gola 0
12 goditje 10
7 goditje në kuadrat 4
5 goditje jasht렠 6
13 goditje dënimi 20
3 goditje nga këndi 3
3 pozicione jashtë loje 3
1 kartonë të verdh렠 1
0 kartonë të kuq 0
51% qarkullimi i topit 49%
Ndeshja e fundit në Euro 2012 nuk pati shumë histori! Me dy gola në secilën prej pjesëve, skuadra e Del Boskes shkatërron axurrët dhe fiton titullin e tretë madhor në harkun e katër viteve të fundit
Ëndrra axurre nuk është kompletuar: Spanja ka fituar Euro 2012-ën, duke mundur 4-0 Italianë në finalen e Kievit. Një sukses i pastër dhe i merituar, i ndërtuar me mjeshtërinë e zakonshme teknike: në avantazh shumë shpejt me Silvën (14), iberikët kanë dyfishuar me Albën (41).
Italia është dukur e lodhur dhe e pafat: Kielini është dëmtuar, Kasano është zëvendësuar me Di Natalen, Mota është futur në vend të Montolivos dhe është dëmtuar pak minuta më vonë kur zëvendësimet kishin mbaruar. Me dhjetë vetë golat në minutat e fundit kanë ardhur nga Torres (84) dhe Mata (88).
Kishin kaluar 44 vite që nga triumfi i fundit në Europë i Italisë, do të kalojnë të tjerë. Ka shkuar keq për axurrët, Spanja e ka mbyllur rrethin e sukseseve të saj të mëdha euro-botërore dhe e ka lënë Italianë aty, të ulur në trotuarin e lavdisë me emocione të përziera, me zhgënjimin e humbjes dhe bindjen se kanë bërë, gjithsesi, diçka të mirë.
Furia Roja ka korrur në fushë frytet e një pune, një filozofie që bazohet te cilësia. Del Boske e ka fituar finalen pa bërë asnjë eksperiment, ndryshe nga gjysmëfinalja.
Formacioni i kampionëve të botës ka qenë i njëjtë me atë që axurrët janë përballur në Danzika, në fazën me grupe, moduli me sulmuesin e fshehtë – Çesk Fabregas – me të cilin trajneri spanjoll ka provuar të mos i japë asnjë pikë referimi kundërshtarëve, për të thyer mbrojtjen e konsoliduar të italianëve. Zotërimi i topit çelësi i gjithçkaje, është thënë në prag të ndeshjes.
Pikërisht: mbretërit e këtij specialiteti janë spanjollët dhe për Italinë ka qenë menjëherë gjithçka më e vështirë, me grupin e tiki-takas si gjithmonë të aftë për të marrë kontrollin e topit në mesfushën e Italisë dhe për të nisur menjëherë pasimet e shkurtra, shumë teknike, dy prekje dhe përpara me lëvizjet e vazhdueshme pa top të Injestës, Fabregasit dhe Silvës.
Janë këta të tre që në minutën e 14-të i kanë dhënë goditjen e parë skuadrës së Prandelit: hapja e lojës nga i pari, vertikalizim në zonën e rreptësisë nga i dyti me Kielinin të lënë mbrapa, topi në mes, dhe goditje me kokë nga i treti. Axurrët janë gjunjëzuar, për herën e parë në këtë Europian.
Janë ngritur pas disa minutash, kur Kielini, që është dukur qartë se nuk duhej të kishte luajtur, ka pasur një problem muskulor dhe i ka lënë vendin Balcaretit. Italia ka fituar disa metra, i është shmangur më shpesh presingut të iberikëve, ka frikësuar më në fund Kasiljasin me disa goditje nga brenda dhe jashtë zonës me Kasanon. Por diçka ka munguar.
Duke filluar nga freskia atletike, ajo që të lejon të lëvizësh pa top, të luash, të sulmosh menjëherë kundërshtarin pasi ke humbur topin. Ka munguar atletizmi i Mario Balotelit, që shpesh ka vrapuar më kot në kërkim të hapësirave, është përplasur te Serxho Ramos me shokë.
Italia ka provuar, jo me bindjen e duhur dhe në minutën e 41-të ka ardhur goditja e dytë, me Hordi Albën që ka realizuar pas një shpërthimi në krahun e majtë dhe pasi ka marrë një pasim të saktë nga Fabregas i lirë në mesin e fushës.
Sikur të mos mjaftonte kjo, pas pjesës së parë Kasano ka qëndruar në stol, edhe ai i bllokuar nga problemet në gju që janë shfaqur në prag të ndeshjes. Duke i shtuar dëmtimin e mëparshëm të Kielinit mund të ngrihen disa pikëpyetje për zgjedhjet e Prandelit, por nuk ka pasur kohë sepse Di Natale, zëvendësuesi i Kasanos, ka shpërdoruar në fillimin e pjesës së dytë golin e 2-1-it.
Italisë nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm që të rrezikoj. Sulmet e Spanjës kanë vënë në vështirësi të madhe mbrojtjen e axurrëve, ndërsa kundërpërgjigjet e lojtarëve të Prandelit kanë qenë përsëri në këmbët e Di Natales, i cili ka gabuar përsëri përballë Kasiljasit. Në minutën e 60-të ka ardhur episodi që ka mbyllur ndeshjen:
Montolivo nuk ka rezistuar më, Prandeli ka befasuar të gjithë duke aktivizuar Tiago Motën dhe jo Diamantin ose Xhovinkon, një element që të ishte në gjendje të përforconte sulmin. Ish-interisti ka qenë i ndryshkur dhe në tentativën e parë ka përfunduar në tokë, duke bërtitur. Tërheqje muskulor dhe zëvendësimet kishin mbaruar, Italia e lodhur me dhjetë lojtarë.
Spanjës i ka mjaftuar të kontrollojë topin, axurrët janë fundosur si një kështjellë letrash me kalimin e minutave. Del Boske ka futur në fushën e lojës Torresin dhe Matën në 10 minutat e fundit, që kanë thelluar avantazhin për iberikët, një rezultat unik në një finale europiane.
Por që nuk duhet të turpërojë një grup si ai i Italisë, i aftë të rindezë, vetëm dy vite pas katastrofës në Botërorin e 2010-ës, shkëndijën midis vendit dhe skuadrës së tij. Deri në orën 21:00 të një të diele shumë të nxehtë vere, italianët kanë ëndërruar, të gjithë bashkë, diçka të bukur. Një gjë e rrallë në këto kohë.
3 tituj radhazi ka fituar Spanja, kampion europe në vitin 2008, kampion bote në vitin 2010 dhe sërish kampion europe në vitin 2012
8 lojtarë të Juventusit ishin mbrëmë në finalen e Europianit kundër Spanjës: 6 në fushë Bufon, Barzajli, Bonuçi, Kielini, Markizio, Pirlo dhe 2 në stol Xhakerini e Xhovinko
8 futbollistë të Barcelonës ishin të pranishëm në finalen e Kievit ndaj Italisë: 6 në fushë, Pikèe, Ksavi, Buskets, Injesta, Fabregas dhe Jordi Albra dhe 2 në stol, Pedro e Viktor Valdez
510 minutat e pathyeshmërisë së Kasiljasit. Spanja ka pësuar vetëm një gol në Euro 2012: Di Natale në ndeshjen e parë në grup me Italinë.
Libri i artë
Viti Fituesi Vendi
1960 Bashkimi Sovjetik Francë
1964 Spanj렠 Spanjë
1968 Itali Itali
1972 Gjermani Belgjikë
1976 Çekosllovaki Jugosllavi
1980 Gjermani Itali
1984 Franc렠 Francë
1988 Holand렠 Gjermani
1992 Danimark렠 Suedi
1996 Gjermani Angli
2000 Franc렠 Holandë/Belgjikë
2004 Greqi Portugali
2008 Spanj렠 Austri/Zvicër
2012 Spanj렠 Poloni/Ukrainë
