STERESI DHE FORMATIMI
(Akti krijues i artit)
Prof. Alfred UÇI
Mohimi i origjinёs sё artit dhe mbyllja e prejardhjes sё tij brenda artit, e pat detyruar Hajdegerin tё pranojё ekzistencёn e veprёs artistike dhe tё angazhohet t’i japё pёrgjigje pyetjes sё dytё: ç’është akti i bërjes, krijimit të artit?
Kjo pyetje ka rëndësi të madhe sidomos për estetikën bashkëkohore, e cila interesohet ta sqarojë. Tani askush nuk e pranon formulën e vjetër të lindjes së artit nga Zoti, si një akt hyjnor. Kjo formulë është braktisur prej kohësh; atë nuk e pranonin as përfaqësuesit e idealizmit, as Kanti, Hegeli, Zhilsoni etj.
Por edhe formula e Hajdegerit nuk ësht bindëse, ndonëse ky nuk e përjashtonte nocionin e hiçit, asgjësë, qoftë në kuptim negativ në raport me të qenët, ekzistencën.
Estetika normale tani quan artistin subjekt krijues të artit.
Por as kjo pikpamje nuk e zgjidh problemin, pa iu drejtuar konceptit “steresis”, që ishte përdorur në filozofinë antike, por që ishte harruar gjatë Mesjetës, kurse Kavalioti e riaktivizoi dhe i caktoi një funksion jo më pak të rëndësishëm, sesa atë të kategorive “Përmbajtja” dhe “Forma”.
Pas kapitujve “Materia e Forma”, “Hapësira e Koha” dhe “Lëvizja e Pushimi”, Kavalioti i kushton një kapitull të veçantë (8) të “Fizikës” së tij me titullin “Mbi mungesën (steresis)”, ku shkruan:
“Mungesa (të mos paturit) dhe materia nuk ndahen në fakt në asnjë mënyrë nga njëra-tjetra, aq më tepër në mendje; materia, siç u theksua, është substrati i parë i të gjitha ndryshimeve substanciale dhe që pranon të gjitha format e ndryshme, kurse mungesa (steresis) nuk është gjë tjetër veçse materia, që nuk është shndërruar në pjesë përbërëse të materies së formuar. Po të mos njihet materia, nuk njihet (nuk pranohet) as forma”.*
* * *
Por ç’ka të bëjë ky term me estetikën?
Ka të bëjë shumë, sepse ndihmon për të kuptuar se nga se dhe si bëhet, si lind, si krijohet realiteti i një vepre artistike.
Që në lashtësi këtë të vërtetë e njihte edhe Aristoteli, siç e shpjegon edhe Kavalioti, sepse sipas tyre, ky akt nënkupton një situatë mungese, steresi, boshësie. Çdo artist e di që, para se të nisë krijimi i një vepre, i diçkaje artistike, është i pushtuar nga një situatë mungese, mospatjeje. Pra, si dirigjenti, i cili para se të ekzekutojë veprën muzikore, pret të zotërojë qetësi e plotë, të shuhen krejtësisht zhurmat, domethënë kalohet në një situatë steresi, mungese e, fill pas saj, nis ekzekutimi.
Poeti ka përpara vetes një fletë të zbrazët, të bardhë, që s’bart asgjë poetike, përballet me boshësinë, pastaj fillon të shkruajë ca fjal, vargje, fillon poezia.
Nuk ka pikturë në një karton ose mur të sheshtë, mbi të cilin s’ka asgjë të vizatuar, por vetëm kur mbi të, me anë të ca vijave kalemi ose boje rrethohet një hapësirë e sipërfaqes, e bën të qenë një fytyrë, një dorë, një palë këpucë, domethënë një vizatim-pikturë.
* * *
Atëherë a mund të themi se arti lind nga asgjëja, nga të paqenët, nga hiçi?
Por në filozofi është pranuar teza se asgjë nuk lind ex nihilo nihil. Dhe, për të dalë nga ky rreth vicioz, është mirë t’i drejtohemi kuptimit të “steres-it” në filozofinë e Kavaliotit e të Aristotelit, të cilët ishin të sëkëlldisur po për ato shqetësime, që kishin pasur pararendësit e lashtësisë, por edhe pasardhësit e mëvonshëm, edhe Hajdegeri, që e ngacmonte pyetja si e pse ekziston, fiton qenie arti.
Sipas Aristotelit, që të lindë një send i ri, i paqenë, që të kthehet të paqenët e tij në të qenë, nuk mjaftojnë materia “e parë”, amorfe dhe forma.
Në fizikën e tij ai nuk e pranonte artin si produkt të hyjnores (ndryshe nga Platoni), por faktor vendimtar, sipas tij, është synimi, qëllimi dinjitoz, i mirë i njeriut, që nuk aktualizohet, nuk përfton ekzistencë reale, pa një shkak tjetër, të cilin ai e lidhte me “steresin”.
Në “Fizikën” e tij ai shkruante: “Ekziston synimi, diçka tjetër e aftë të kërkojë e nxitë dhe priret drejt synimit sipas Natyrës së tij. As forma nuk mund ta nxitë vetveten, sepse ajo nuk ka nevojë për asgjë, por as e kundërta e saj (sepse të kundërtat zhdukin njër- tjetrën). Por nxitëse paraqitet materia, ashtu si fillesa femërore nxit fillesën mashkullore, edhe fillesa e shëmtuar fillesën e bukur.” (I,9,192a,15-25).
Në këto arsyetime të Aristotelit rrjedh, së pari, se “steresis” nuk është thjesht mungesë e përsosmërisë, por një synim, dëshirë, prirje drejt saj.
”Steresi” qëndron në “materien e parë”, që s’ka formë, si një forcë e brendshme nxitëse, si një nevojë për përsomëri, për bukuri, filozofikisht si një nevojë për të qenë, domethënë për të ekzistuar si “materia e dytë”, si qenie konkrete shqisore. Kjo do të thotë se “steresi” është shkaku primar nxitës i krijimit të sendit të përsosur.
Së dyti, Aristoteli nuk e lidh këtë term vetëm me kuptimin filozofik, metafizik, por edhe me karakterin ontologjik të qenies në përgjithësi, si produkt natyror të plotësuar, të përsosur, duke e krahasuar krijimin e veprave artistike, ashtu siç lindin njëri nga tjetri nën nxitjen natyrore kafshët e bimët, ose sendet e ndryshme që bën njeriu.
* * *
Termi “steresis” në greqishten e lashtë nuk barazohej me termat “mosqenie”, “asgjëja”, “hiçi”, ndonse janë të afërt për nga kuptimi.
Gjithё gjёrat lindin, ekzistojnё dhe kanё njё fund, prandaj filozofia pranon ekzistencёn e tyre, që do të thotë të jenë brenda sinoreve tё lindjes dhe vdekjes.
Nё kёtё kuptim mund tё flitet edhe pёr ekzistencёn e pikturёs, veprёs artistike, e cila, nga njёra anё ka ekzistencё fizike, lёndore, materiale, nga ana tjetër çdo pikturё, çdo vepёr artistike dallohet nga ekzistenca estetike, qё janë në unitet.
Ky unitet shënon praninё në të të vlerave estetike, të bukurisë.
Por kush e realizon këtë krijesë të paqenë, veprën artistike?
Sigurisht artisti, ky është demiurgu i vërtetë i artit?
Artisti është i vetmi subjekt i cili krijon risi artistike, që nuk i bën dot as natyra. Atë që la pa bërë Mikelanxhelo, s’e bën dot askush tjetër. Po të mos kishte jetuar Leonardo da Vinçi, askush tjetër s’mund ta kishte bërë Mona Lizën.
Pse? Sepse artisti kryen veprime specifike krijuese, që përftojnë të qenët e veprës artistike.
* * *
Por para këtyre veprimeve a ka ndonjë premisë për të filluar procesin e krijimit apo nisma vjen nga hiçi, nga asgjëja, nga të paqënët?
Ka estetë, si Hajdegeri, që e kanë përmendur një premisë të tillë. Kurse, sipas Aristotelit, Kavaliotit etj. nga hiçi nuk lind asgjë. Atëhere ata i janë drejtuar “steresit”, mungesës, e cila nuk identifikohet me dikça, me një qenie para se të nisë akti i krijimit artistik, është vetëm nxitje e brendshme për akt krijues.
Kavalioti e konkretizon këtë parim jo vetm në natyrë, por edhe në fushën e artit me këta shembuj: tek fara s’ka kërcell, por ka mungesë për të dhe prej farës del kërcelli; nga mungesa te druri lind tryeza dhe nga bronzi, që nuk përmban skulpturë, por ka mungesë prej së cilës skulptori formaton statujën.
Pra, për gjithë krijuesit steresi, mungesa është i vetmi potencial paraprak, që nuk është send, qenie, por prirje, nxitje, thirrje për formatim, domethënë nxitje për t’u përftuar diçka.
Mungesa nga një koncept negativ (mohues, mosqenie) dialektik përfton kuptim pozitiv, si nxitës për krijim ose, më mirë të themi, një mundësi, potencial frymëzimi i artistit për të krijuar.
Artisti s’e ka të gatëshme në kokën e vet veprën artistike, por ndjen së brendshme “mungesën”, një lloj shqetsimi të brendshëm, që i thërret pasionin dhe njohjen estetike për krijim, për aktualizim të të qenit të vlerës estetike artistike.
Shpjegimet e mësipërme ndihmojnë për ta kuptuar drejt, pa mistifikime edhe shprehjen e Hajdegerit se “arti ёshtё i prejardhur nё vetё thelbin e vet”, se ai e ka në vetvete thelbin dhe funksionin e vet estetik.
-----------------
*Ne e kemi përkthyer këtë term me fjalët “mungesa”, “mospatje”, “të munguarit”, kurse në gjuhët e tjera është përkthyer – rus. “ΛИЩЁННОСТЬ” ose “пoтрєбность; frengj.- “priver, privation”; ital.- “privo”.
14 Prill 2009