E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enriko Iglesias: “Kam arsye për të mos pozuar nudo”



Ylli i muzikës pop, Enriko Iglesias ëhstë shprehur se kurrë nuk do të pozojë i zhveshur, pasi nuk duket aspak mirë pa rroba.
“Nuk e kam ndërmend ta bëj këtë gjë. Nuk dukem mirë i zhveshur. Kam këmbë si të pulës dhe organi im nuk duket aspak mirë. Kam dëgjuar se çrregullimet vijnë kur plakesh. Unë e kam këtë problem që tani”,- ka thënë Iglesias për “Daily Mail”. Iglesias më herët kishte pohuar se ai e kishte organin intim shumë të vogël dhe madje kishte në plan të krijonte një linjë prezervativësh me madhësi të vogël. “E kam thënë atë, është gjë e mirë të thuash se e ke të vogël, pasi pastaj ndodh ta befasoni partnerin”,- është munduar të përmirësojë kësaj here këngëtari imazhin. Këngëtari është babai i dy binjakëve të cilët i solli në jetë një femër me të cilën ai nuk kishte marrëdhënie. Iglesias është djali i këngëtarit të famshëm spanjoll Hulio Iglesias. Megjithatë Enriko është shprehur se nuk ka dashur kurrë të ndikohet nga i ati për zgjedhjet e tij muzikore, duke e bërë të jetë mjaft origjinal dhe i veçantë.

14 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›