E Hënë, 2 Nëntor 2026

STOKHOLM – Brunkow, Ramsdell dhe Sakaguchi fitojnë Çmimin Nobel në Mjekësi

STOKHOLM, 6 tetor /ATSH/ – Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi fituan sot Çmimin Nobel në Mjekësi për zbulimet e tyre mbi tolerancën periferike të sistemit imunitar, sipas AP.

Toleranca periferike e sistemit imunitar është një mënyrë me anë të së cilës trupi ndihmon që sistemi imunitar të mos reagojë në mënyrë të gabuar dhe të sulmojë indet e veta në vend të armikut të huaj.

Ky është çmimi i parë nga shpalljet e Çmimeve Nobel për vitin 2025 dhe u njoftua nga një panel në Institutin Karolinska në Stockholm.

Viti i kaluar, çmimin e ndanë amerikanët Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e microRNA-së, pjesëza të vogla të materialit gjenetik që veprojnë si “ndezëse dhe fikëse” brenda qelizave dhe ndihmojnë në kontrollin e funksioneve të tyre.

Shpalljet e Nobel-it do të vazhdojnë  nesër me çmimin në Fizikë ,  të mërkurë në Kimi dhe  të enjten në Letërsi  Çmimi Nobel për Paqen do të shpallet të premten, ndërsa Çmimi Memorial Nobel në Ekonomi më 13 tetor.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel-it, themeluesit të çmimeve. Nobel ishte një industrialist i pasur suedez dhe shpikës i dinamitit, i cili vdiq në vitin 1896. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›