E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa dele edhe dash

Keto dite faqet e gazetave jane zene diku ne cep e diku ne qender nga nje portret i qeshur qe te sheh me nje pale sy si prej njeriu te mire. Aq te mire sa menjehere te vjen ne mendje portreti i nje tjeter njeriu te mire me sakte i nje ushtari te mire te vjen ne sy portreti i qashter i ushtarit te mire Shvejk.

Edhe portreti i gjyqtarit te mire Tome Ndreca ka nje pafajesi ne sy nje qashtersi nje embelsi qe mund ta shprehin vetem syte e ushtarit te mire Shvejk. Gjyqtari Tome dhe shoket e tij e shuan kureshtjen e publikut dhe dhane nje vendim sa dele aq edhe dash dhane nje vendim qe i ngrati Tome e lexoi fet e fet dhe askush nuk e kuptoi se perse duhej te merreshim aq gjate me Kolegjin perse duhet te ngrinim ne kembe nje folklor te tere per heronjte qe do te na mbronin demokracine perse u shqetesuam aq shume per presionin me police kur ne fund te fundit gjithe ajo qe prisnim ishin dy radhe te lexuara fet e fet nga gjyqtari i mire Tome.

Nje njeriu im i afert me mori ne telefon dhe me tha se cfare permbante vendimi qe lexoi Toma. I thashe se Toma ka thene ne nje interviste qe po ben xhiron e Tiranes nga Lapraka ne Sauk se vendimi ishte profesional se ia rrezuam ankimimin PS-se me profesionalizem. Toma tha se vendimi per te numeruar fletet e hedhura gabim u mor vetem per Tiranen dhe nuk perfshiu gjithe vendin pra nuk mund te perbente nje akt normativ etj. - Ua po kete e ka thene Ristani me thote njeriu im i afert qe jeton jashte Shqiperise. - Jo i thashe nuk ka mundesi. - Po me tha keshtu e ka arsyetuar Ristani. - Po Toma gati sa nuk klitha une po Toma me fytyre te qeshur qe tha se Gjykata tregoi profesionalizem - Nuk e di me tha bashkebiseduesi.

Kjo eshte pjesa tragjikomike e asaj qe ka ndodhur keto dite dhe tani nuk ndihem me i penduar pse ne nje shkrim te disa koheve me pare kam thene se ne jemi karagjozet e Ballkanit ashtu sic nuk pendohem pse nje jave me pare pata shkruar se gjyqtaret e Kolegjit nuk jane nen asnje lloj presioni ata kane vetem presionin e integritetit te tyre moral dhe profesional. Masen e integritetit moral dhe profesional e tregoi gjyqtari i mire Tome Ndreca dhe shoket e tij. Une jam plotesisht ne nje mendje me te gjithe ata qe thone se vendimet e gjykatave nuk duhen diskutuar.

Dhe une nuk i diskutoj ato ndersa per moralin dhe integritetin profesional te gjyqtareve per sa kohe ata nuk japin drejtesi por bejne politiken e partise-shtet une por edhe shume te tjere si une kane te drejte te thone se jemi kthyer perseri ne Kodin Civil dhe penal te epokes komuniste. Gjyqtari Tome dhe shoket e tij e dine me mire sesa une se si ishte Kodi Civil apo ai Penal komunist. Keshtu ne emer te popullit pasi perfundoi numerimi i votave ne Tirane partia d.m.th. sekretari i pare urdheroi qe te respektohej vullneti i popullit qe te numerohej cdo vote e popullit dhe per kete nuk kishte nevoje te respektohej asnje procedure. Pse Sepse populli eshte mbi te gjitha.

Ndaj vetem per Tiranen duhej hartuar nje rregull i ri. Dhe ashtu u be. Ky orientim i partise dhe i sekretarit te pare e ngazelleu edhe Tomen e gjore ndaj ai nuk lexoi asnje vendim por perseriti arsyetimin e Ristanit qe ishte ndertuar mbi frymezimin e fjales se madhe te sekretarit te pare qe tha se ne emer te popullit ne do te numerojme cdo flete se populli eshte i pari etj. etj.

Ndaj Toma ne te vetmen fotografi qe ka dale dhe qe eshte fiksuar per tu hedhur ne faqet e gazetave eshte kapur me fytyre te qeshur naiv i qashter me syte plot drite njesoj si ushtari i mire Shvejk qe nisej gjithmone nga e mira per te ndihmuar perandorin Jozef. Keshtu edhe Toma. Ndersa porosite e tij se sistemi i numerimit ne Shqiperi duhet permiresuar jane thene me shume elegance gati-gati si postulate te padegjuara me pare aq sa ngazellimin e tij per profesionalizmin me te cilin ka hedhur poshte ankimimin e PS-se ti lexues i thjeshte duhet ta mirekuptosh dhe duhet te mbetesh me goje hapur e te thuash paska burra Shqiperia.

Orientimi i Tomes se mund te futet edhe sistemi elektronik i numerimit ishte ne fakt shume prekes dhe gati te bente per te qare.
Ti o i dashur Tome je ne te drejten tende ti jeton ne Shqiperine tende jo ne Shqiperine time dhe te shume te tjereve qe e duan ate ndryshe. Ti jeton dhe do Shqiperine e sekretarit te pare e udheheqesit te ndritur qe te mbron ty dhe njerezit e tu. Une e di qe Shqiperia ime nuk ekziston se ajo eshte nje utopi po me mire te shoh endrra sesa te jetoj ne Shqiperine e sekretareve te pare dhe te gjyqtareve qe mbrojne interesat e popullit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›