E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po ne ckemi vendosur

Qe kesaj shumice nuk i krijon me asnje problem ngecja e integrimit europian te Shqiperise kjo besoj nuk eshte me nje ceshtje per te cilen ia vlen me te vetepyetemi te habitur. Qe ky objektiv madhor historik i shqiptareve eshte sot pas asaj cka po ndodh me zgjedhjet e Tiranes me larg se kurre kjo nuk shqeteson me asnje pushtetar te sotem dhe as mbeshtetesit e tyre ne media ose jashte saj.

Duket qysh se largu se i vetmi interes mbetet marrja e Tiranes pavaresisht se si mendojne qytetaret e ketij vendi apo miqte tane nderkombetare. Me qarte dhe me transparente se keto dite keto zgjedhje nuk kane qene kurre me pare ne njezet vjet tranzicion. do pikepyetje qe secilit mund ti linde ende ne kete rast pergjigja i vjen menjehere nga vendosmeria e KQZ-se nga shpallja e nje vendimi nga Kolegji shoqeruar me argumentim mediatik te tij nga nje anetar i tij.

Dhe nga turizmi i cili po zevendeson demokracine dhe integrimin ne problematikat mediatike... Shkurt shumica e ka vendosur te merret Tirana sado qe te jete kostoja. Sigurisht kete te fundit do ta paguaje qytetari. Ai do te kete me pak demokraci me pak liri me pak ose aspak integrim. Pra me pak shprese per nje jete me te mire dhe me dinjitoze.

Po shoqeria shqiptare cka vendosur Kur e ka tashme te qarte se demi nga keto zgjedhje me shume se opozites do ti bjere asaj mbi shpatulla. Kur e sheh me qarte dhe transparente se kurdohere se kryebashkiakun e Tiranes do ta emeroje kryeministri. Kur kupton se tranzicioni ngadale-ngadale po merr rrugen e kthimit dhe se integrimi eshte vec nje enderr dhe kaq.

ka vendosur kjo shoqeri me se fundi kur shikon vendosmerine e ndergjegjshme te kesaj shumice per ti shkuar deri ne fund pa asnje kokecarje pa asnje frike nga populli i saj pa asnje droje nga nderkombetaret Kur varros perfundimisht pavaresine e institucioneve te pavarura te garancive kushtetuese e bashke me to edhe paanesine e tyre e si rrjedhim besimin publik ne to Apo kur i jep derrmen finale veshtiresisht te rikuperueshme te besimit ndaj institucionit te zgjedhjeve ne nje demokraci e bashke me te te rrotacionit te natyrshem te pushtetit

Ku eshte shoqeria shqiptare Ku eshte ky komunitet i madh qe deshira per demokraci e integrim do te duhej ta kish lidhur fort e ngushte ne vlerat universale te demokracise dhe ne deshiren e pamposhtur per integrim Ku jane individet shoqatat grupet e interesit zerat dhe personalitetet e spikatura te saj Ku jane tribunat panelet debatet ku eshte zeri i intelektualeve te ketij vendi ndersa si te shokuar ndjekin gojehapur ne ekranet e bareve dhe restoranteve kete histori kaq te veshtire per tu pertypur nga mendimi i perparuar demokratik

Kaq varferi e kaq frike paska mes nesh nderkohe qe kemi genjyer vetveten dhe Europen se po ecim vec perpara nga fitorja ne fitore Kaq te ndare jemi dhe kaq pak na bashkoka interesi i perbashket per demokraci dhe integrim Apo si kemi pasur dhe si kemi ende keto endrra dhe vec kemi genjyer pa fund Apo me keq e me pa shprese akoma se fundi nuk jemi nje shoqeri por vec nje grup i madh njerezish qe na bashkon vec gjuha dhe identiteti yne e na ndan dhe izolon interesi yne i ngushte Prova dhe sfida jane aty. Nje pergjigje i duhet dhene apo jo ketyre pyetjeve

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›