E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilet nga ky qorrsokak?

Gjaku i poetit foto nga filmi i pare i Jean Cocteau

Elsa Demo

Gjatë tre muajve të fundit Drejtoria e Librit dhe zyra e shtypit e Ministrisë së Kulturës nuk i përgjigjen kërkesës së Shekullit për tu informuar mbi Çmimet Kombëtare të Letërsisë, jurinë, autorët në konkurrim.

Prej vitit 1995 MTKRS organizon një konkurs kombëtar në fushën e krijimtarisë letrare i cili jep çmime për krijimet në poezi, prozë, studime dhe kritikë letrare, letërsi për fëmijë, një çmim për përkthimin e letërsisë shqipe në gjuhë të huaja dhe anasjelltas dhe një çmim për karrierën. Dhënia e këtyre çmimeve llogaritet në politikat e qeverisë nëpërmjet ministrisë përkatëse, për kulturën e shkruar, e cila herë quhet ndihmë, herë ndërhyrje e shtetit dhe herë strategji.

Njihet nga të gjithë problematika për këto çmime për të cilat flitet pas të vjelave. Një juri që ngrihet në dy muajt e fundit; pesë anëtarë brenda kësaj kohe duhet të shqyrtojnë 1600 tituj të rinj, ndoshta dhe më shumë, që botohen në një vit (sipas raportit të fundit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, e përafërt me shifrën vjetore që deklaron Biblioteka Kombëtare për hyrjet e reja vjetore).

Organizimi i këtyre çmimeve gjithnjë lë dyshime për mënyrën si zgjidhet juria pranë Ministrisë, si procedohet në një kohë shumë të shkurtër dhe sigurisht kontestohen fituesit, qoftë në aspektin e nivelit të veprave qoftë për lidhjet miqësore e influente me jurinë dhe pushtetin.

Jemi në fund të dhjetorit, çmimet si zakonisht jepen në fund të janarit të vitit të ardhshëm dhe Ministria nuk ka shpallur jurinë dhe informacione të nevojshme.

Nuk mendoj që thelbi i punës së ministrisë janë çmimet. Çmimet mund të kompensojnë bursat për shkrimtarët. Në vend që të japim bursa, japim një çmim vjetor. Janë dhjetë çmime që mund të konsiderohen 10 bursa. Është përgjigjja e ministrit të Kulturës Aldo Bumçi, para dy javëve në takimin për përmirësimin e lexueshmërisë në vend. Shumë nga të pranishmit në atë takim shprehën shqetësimin se çmimet janë kapur nga klane letrare dhe njerëzish që kanë edhe pushtet politik dhe i bënë të ditur ministrit se opinioni publik nuk mund të trajtohet më si i verbër: juria deklaron vetëm rezultatin final, kur së paku një dhjetëshe kandidatësh për çdo kategori çmimesh e ka detyrim ta bëjë transparent.

Kjo mbyllje dëmton edhe fituesit. Sepse askush nuk e shikon kurorëzimin e më të mirëve si pjesë të promocioni të autorëve shqiptarë apo të veprave më të mira të letërsisë bashkëkohore.

Dëshpërimi që vjen nga fjalët e ministrit të Kulturës ka të bëjë me mosnjohjen e tij dhe të stafit të tij që fle gjumë dhe paguhet për librin, sepse edhe Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë të lidhura me iniciativat që ministri Bumçi ëndërron të zbatojë për përmirësimin e lexueshmërisë, janë pasoja të tregut të librit, shpërndarjes, veprimtarisë ilegale në këtë treg, të pandara nga problemet e të drejtës së autorit dhe veprimtarisë ilegale të botuesve me tirazhet fantazma në dëm të autorit.

Dilet nga ky qorrsokak?

Autorë, përkthyes, botues, konkurrentë apo indiferentë ndaj çmimeve, shprehin në faqet e gazetës Shekulli rezervat dhe sugjerimet së pari mbi mungesën e transparencës. Në thelb ajo që e bën të kotë këtë çmim është moskomunikimi i letërsisë me lexuesin në një treg informal.

Konkursi që fabrikon shkrimtarë

Flutura Açka

Prej vitesh Çmimet Letrare Kombëtare e kanë humbur besueshmërinë e tyre, madje ndonjëherë janë bërë edhe qesharake. Do të jetë shumë e vështirë ti rikthehet autoriteti, pasi në situatën që janë tani, përveç klanizimit të skajshëm që u bëjnë letrave shqipe, frymës politike që vesh peizazhin e tyre, kanë bërë një dëm të madh e të pariparueshëm, shpeshherë. Juri të dyshimta, të ngritura mbi rrethe miqësie e politike, me anëtarë me CV letrare e profesionale jobindëse, jo vetëm që skanë zbuluar talente (një nga detyrimet e këtyre çmimeve), por kanë fabrikuar shkrimtarë. Askush nuk kandiset ta blejë veprën e vlerësuar, aq thellë bren dyshimi për juri të tilla. Një çmim letrar duhet të jetë një ngjarje kombëtare ku të gjithë duhet të festojnë pasi janë të bindur se kanë vlerësuar të duhurin. Por kush e gjen të duhurin, kur veprat as lexohen fare, ju siguroj, as lexohen fare. Mua më ka ndodhur që disa miq të mi më kanë uruar për ndonjë vepër timen, shumë kohë pas atij viti kur vepra ime ka qenë në konkurrim dhe ai (ose ajo) ka qenë në jurinë për çmimet letrare të atij viti. Është kaq e shëmtuar kjo! Juri të çmimeve të tilla duhet të ngrihen vetëm me kritikë autoritarë (nga të cilët kemi fare pak), të cilët duhet të paguhen mirë dhe të mbajnë përgjegjësi, një juri që të punojë me kohë dhe të seleksionojë paraprakisht vepra dhe të argumentojë se përse e jep çmimin. Këto ditë iu dha këtu në Holandë Çmimi Letrar Kombëtar për këtë vit një poeti të një province të largët, emrin e tij, Tonnus Oosterhoff, nuk e njihnin dhe aq shumë lexues, por kritika e kishte veçuar si një fenomen që nuk duhej ti shpëtonte syrit të saj. Ajo është një kritikë patriote, dhe këtë fjalë e them në kuptimin e saj të parë, jo siç e kemi shpërdoruar ne shqiptarët. Ngaqë nuk e kemi ndjeshmërinë ta trajtojmë talentin si pasuri kombëtare, ne e shpërfillim pa e vlerësuar dhe duke e sfiduar shpesh me mediokritet, të tillë që nuk mund të konkurrojë dot as brenda gardhit të provincës së vet mentale.

Utrech, Holandë

Mimoza Hysa: Juri me një votim të gjerë specialistësh

Është e pafalshme që ende nuk është përcaktuar juria, dhe sugjerimi im do të ishte për një juri që angazhon në një votim të gjerë specialistët dhe të interesuarit e fushës, siç ndodh në rastin e Çmimit Strega në Itali, po që ka pas gjasa të bëhet tek ne. A ia vlen të japësh sugjerime, lind pyetja? Sepse tek ne nuk lexohet çfarë shkruan por me kë je dhe kundër kujt je… si në luftë. Dhe në këtë periudhë, për shumë arsye më duket vetja një ushtar në lirim.

Lista e kandidatëve të shpallet dy muaj para

Alket Çani

Çmimet kombëtare të letërsisë nuk përfshihen, çështë e vërteta, në sferën time të interesave kulturore dhe kureshtive të përgjithshme. Megjithatë, për tiu përgjigjur apelit dhe shqetësimit tuaj të drejtë, jam i mendimit se ndoshta do të ishte më e udhës që, në respekt të publikut dhe të lexuesve, të shpallej, të paktën një ose dy muaj para datës së dhënies së çmimeve, një listë me kandidatët apo pretendentët kryesorë. Në këtë mënyrë do të shkurtohej, deri në njëfarë mase, edhe kohëzgjatja e ankthit që mund të ketë pushtuar pretenduesit.

Për sa i përket jurisë, ndoshta është menduar që kjo të mbahet e fshehtë për ta ruajtur nga ndërhyrjet. Uroj më mirë të jetë kështu, sesa sikur krijimi i saj të jetë lënë për ditën e fundit. Gjykimi i shëndoshë e do që juria ti lexojë veprat para se të marrë vendimet për çmimet. Sidoqoftë, – e që të vijmë tani tek çështja e kundërshtimeve -, vendime të tilla janë gjithmonë subjektive dhe varen nga kontekste të caktuara. Për rrjedhojë, do të ketë gjithmonë kundërshtime dhe pakënaqësi. Sidomos nga ana e atyre, të cilëve nuk do tu jepet çmim. E them këtë sepse do të preferoja që kundërshtimet dhe pakënaqësitë të vinin, ndonjëherë, edhe nga vetë fituesit e çmimeve. E, veçanërisht, nga fituesit e përsëritur. (Por e di që kjo është një utopi.)

Nga ana tjetër, fakti që vendimet janë subj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›